LEGALIZIMI I DROGES apo LIGJERIMI I DROGES! (Editorial) – BESIM DERVISHI

“…Refuzimi i drogës është arma më e fuqishme e të rinjve kundër mafia-s…”
/ Xhuzepe Fava /

Legalizimi i Droges ne emer te luftes ndaj saj eshte nje perrall shume e bukur. Droga nuk eshte si duhani, dhe kafeja, i afrohet pak alkholit per nga varesia dhe pasojat e shkaktuara, por edhe si alkholi nuk eshte. Droga eshte murtaje e bardhe e shekullit XX, murtaje qe po vazhdon edhe ne shekullin e XXI. Disa pseudobiznesmen ne Shqiperi kane hedhur idera kontraverse per te legalizuar drogen por edhe prostitucionin, madje disa shkojne me larg, ata duan te legalizojne informalitetin, qe nenkupton legalizimin e njerzve te botes se krimit, legalizimin e pasurise se fituar nga vrasjet, vjedhjet, kontrabanda, droga, shfrytezimi i prostitucionit, trafiku i armeve dhe shitja e resurseve kombetare me cmime qesharake. Me pak fjal keta kerkojne legalizimin e kriminelve, krimit, mafias.

Disa syresh na e paraqesin legalizimin e droges si te vetmen shpetim, duke e krahasuar me vendet perendimore ku substancat psikotrope te lehta dhe te forta jane legalizuar?

Por keta pelivan ngaterrojne legalizimin e droges me ligjerimin e droges. Legalizimi ka te beje me perdorimin e saj per disa kategori te caktuara, te semuret, perdorimin ne fushen farmaceutike, mjeksore, por dhe kategorive te tjera. Legalizimi nuk eshte ligjerim. Ka ndalesa te medha dhe apsolute ashtu si duhani dhe alkholi, ndalohet per nje kategori moshash, per moshat e reja poshte 21 vjec ndalohet apsolutishte, ndalohet dhe per nje kategori profesionesh si te punesuarit ne Forcat e Armatosura, Polici, puntoret e mjeksise, te punesuarit ne arsim e te tjera.

Por studiuesit e kesaj fushe raportojne se moshat me te rriskuara ndaj saj jane pikerisht moshat 13-25 vjec. Keto mosha jane me lehta per te qene ne shenjestren e trafikanteve. Nga statistikat rezulton se 70%-80% e perdoruesve te substancave psikotrope jane nga moshat e reja dhe vetem 20%-30% vijne nga moshat madhore. Trafikantet jane te interesuar qe t’iu mesojne drogen moshave te reja, sepse neser kur ato do te jene rritur, veshtire qe mund ta fillojne konsumimin e helmit te bardhe. Vesi mesohet zakonisht ne rini, rinia eshte mosha me e lehte per tu manipuluar. Ndaj edhe nese droga do te legalizohet, trafikantet perseri do te synojne shperndarjen e saj ndaj te rinjeve sepse ata neser do jene burimi i fitimit te tyre, por dhe se trafikantet nuk mund te rrojne dote vetem me 20-30% te fitimit. Ndaj edhe legalizimi nuk e zgjidh kete problem.

Ne disa vende federale, qytetaret kane shkuar ne referendum per te legalizuar drogat e ashtequajtura te lehta, por shpesh here edhe kur ne referendum ka fituar opsioni i “PO-s”, perseri ligji ne disa raste ka vendosur filtra dhe pengesa, p.sh te tipit se legalizimi do te jete perfundimtar kur te miratohet nga te zgjedhurit e pushtetit lokal te njesise, pikerisht ky filter ka qene shpesh here vendimtar. Ne keto vende shume njesi lokale e kane refuzuar perdorimin e saj ne vende publike dhe nga te gjitha kategorit pervecse personave te semure.

Legalizimi i Droges nuk duhet te ngaterrohet me ligjerimin e saj per te gjitha moshat dhe kategorit.

E dyta legalizimi i saj nuk i jep fund problemeve te droges ne Shqiperi, nuk i jep fund kultivimit te saj, nuk i jep fund shnderrimit te Shqiperise si vende konsumi dhe tranziti per ne Evrope.
Kjo shihet qarte sidomos qe prej viteve 1993 e ne vazhdim kur linjat e trafiqeve fillimisht nga qytetet e Jugut te Shqiperise per ne Zvicer e pastaj nga qytetet kryesore per ne Holland, Spanje Suedi, e shnderruan Shqiperine si vend tranzit dhe disa shqiptar si kontrollues, administratore dhe shperndares kryesor neper keto vende. E pra keto vende e kane legalizuar drogen. Por as kjo nuk i ka dhene mundesi grupeve kriminale te meren me trafikun e saj, dhe te lajne hesapet ne vendin e tyre te lindjes, ne Shqiperi.
Lufta qe ka shperthyer midis grupeve kriminale shqiptare ne vendet ku droga eshte legalizuar, kohet e fundit e ka shnderruar Shqiperine jo vetem si vend tranzit te saj, por dhe si vende konsumi dhe mbi te gjitha e ka shnderruar Shqiperine ne nje fushe beteje te pergjakshme midis grupeve kriminale te lidhur me bizneso-politiken. E pra as legalizimi i saj Shqiperi nuk do e zgjidhe problemin.

E vetmja rruge per te luftuar drogen, eshte nje bashkeveprim i te gjithe faktoreve shteteror dhe shoqeror ndaj mortajes se bardhe. Krahas forcimit te legjislacionit. Lufta ndaj saj duhet te shtrihet neper shkolla, familje, ne cdo rruge. Duhet te rrezohet miti i fallco i droges ne opinionin publik dhe qytetar. Miti se te marit me droge nuk shkakton shume deme, vetem trafikimi i femrave eshte i demshem. Droga eshte nje arme e shkaterrimit ne mase. Nese me plumb vret nje njeri me droge helmon dhe vret qindra, me droge helmon gjakun e ri te nje kombi. Droga shkaterron familjen, dhe te ardhmen. Sot lufta ndaj droges eshte nje sfide historike dhe nje betej heroike per shpetimin e mijera jeteve, familjes, kombit. JO DROGES!