LEGALIZIMI – BESIM DERVISHI (Fabul)

Nje fabul e vjeter, nje fabul ezopiane.
Qe disa e njohin si fabul shkodrane.
E ujkut dhe cakallit qe moren zotime.
Se nuk do te kryejne me tmerre dhe krime.

Ne Parlamentin e Pyllit, ujku foli i pari.
Per Projektiligjin e LEGALIZIMIT, qe kishte shtruar gomari.
“-Degjoni vellezer dhe iu deputet.
Degjo edhe ti o Luani-Mbret.

Une me cakallin, kam ngren dhe kam vrare.
Me dije dhe pavedije, lepuj dhe gomar.
Kam vene pasuri, kam pjell dhe kelysh.
Kam rrojtur si ujk, jo si gomari “ysh”.

Tani po e kuptoje se paskam gabuar.
Por kam dhe nje gje tjeter, per tu treguar.
Vertet une kam vrare dhe ka shqyer m e dhemb.
Por fshehurazi me Luanin, kam ndare prehen nen shkemb.

Kam korruptuar mbretin edhe parlamentar.
Kam korruptuar police, gjykates dhe gomar.
Kam blere prona ne pyll ne bregdet.
Kam vene pasuri me shume se perandor dhe mbret.

Ndaj kam ardhur t’iu kerkoj direkt ne foltoren.
Te me jepni nje mundesi, te me jepni doren.
Te jem i ligjeshem edhe une, te jem si te tjeret.
Te dal dhe te flas hapur, jo fshehur ne ferret.

Nese do ta kaloni kete projektligj.
Une iu jap fjalen se do te mbetemi miq.
Do perfitoni dhe ju, dhurata “simbolike”.
Do ndertoj rruge dhe shkolla dhe vepra publike.

Ujku mbaroj fjalen, mbaroj dhe premtimet.
Ndersa parlamenti i legalizoj krimet.
Njeqind e tridhjet ngriten duart “PRO”.
Kishte nja dhjet kokrra qe votuan “JO”.
………………………………………………………

Sot neper ekrane kemi nje premtim.
Te legalizohet llumi, me cdo kosto dhe cmim.
Te legalizohet krimi edhe korrupsioni.
Kodoshi i rruges te flas nga poltroni.

Te legalizohet vjedhja e tokave dhe detit.
Te legalizohet mafia, per te miren e shtetit.
Te legalizohet ujku, hijena dhe cakalli.
Se kane shqyer dhe vjedhur, jo nga qefi,por halli.

Te legalizohen parat, fituar nga droga.
Te mbillet hashash, jo grure me tek toka.
Te legalizohet vjedhja e naftes dhe kromit.
Hajduti te ngrihet ne maj te Stradomit.

Te legalizohen plehrat, edhe mbeturinat.
Ai qe vodhi trenin sebashku me shinat.
Te legalizohet kodoshi qe shume femra shiti.
Vajzen maturante qe nena mezi e rriti.

Te vijne ne Shqiperi gjithe plehrat e botes.
Do te vij dita qe me grusht do i bijem kokes.
Te legalizohet banda ,qe dje vrau dhe preu.
Te behet parti, te qeverise plehu.

Te bejme ate qe kerkonte Majkell Korleone.
Arturo Ui-t edhe Don Simone.
Qe ne Shqiperi te kemi nje pushtet.
Me parat e mafias te ndertojme shtet.

BESIM DERVISHI, Michigan USA, 15 Maj 2020, ora 10:55 Am.

VINI RE!

Ndalohet riprodhimi i plot ose i pjeseshem i kesaj poezie ne baze te Ligjit Nr. 35/2016, datë 31.3.2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to.