LAMTUMIRE XHA MEHMETI! – Nga: Njazi Dervishi

Sapo lë “Qafën e Mullirit”, prane Kalase se Gradishtes (ku sipas germimeve arkeologjike te viteve ’70 mendohet se ka qene nje qytet i vjeter pellazgo-ilire i shek VII para. k.. Arkeologet italian mendojne se ka qene qyteti ilir i Eugeniumit) dhe merr ne te majte te saj, syte te kapin një pamje madheshtore dhe shume piktoreske. Pikerisht, aty rrëzë Tomorrit madhështor e krenar, shtrihet fshati Peshtan i Beratit. Me nje vendosje te menduar mire nga të paret, ai duket si një banim sa i hershem aq edhe i ruajtur e i rregulluar kendshem si per pritje miqsh te rëndësishëm…Fshati eshte shume i lashte. Kete e tregojne cezmat e tij te gdhendura me gure por dhe zbulimet arkeologjike si “Varri Monumental” tek vendi i quajtur “Lisimbrege”, Kalaja ne Gradishte, rrenojat ne Vokof te cilat i ka vizituar ne vitin 1906 dhe Eqerem Vlora sipas udhezimit te dhene nga firmetari i Pavarisese Mesuesit te Popullit Bab Dude Karbunares. Fshati ka njohur pushtimin romak,osman, austro-hungareze, italian, gjerman. Rreth vitit 1780 banoret e fshatit (Allajbeu i Peshtanit) pranuan ne tokat e tyre kundershtaret e Ali pashe Tepelenes nga fshati Hormove te cilet u vendosen ne keto territore dhe ngriten fshatin Malshove ne te cilin ka lindur dhe rilindasi Jani Vruho. Ne vitin 1918 fshati ka qene ne kufirin e zhdukjes pas renies se te ashtequajturit “Gripi Spanjoll”, nje epidemi qe beri deme te medha ne te gjithe boten. Ne vitet e mbreterise se Zogut, Komuna ka qene e vendosur ne Peshtan. Territori i Komunes shtrihej nga Bogova deri ne Bogdan. Ndertimi i Shkolles 7 Vjecare Kadri Asllani u be rreth viteve 1959-1960. Ndersa fshati ka qene kooperative prej vitit 1957 deri ne vitin 1991. Ne vitin 1968 eshte elektrifikuar plotesishte dhe ne vitin 1966 eshte ngritur kanali vadites KAOVE- TOMORRE- BISHTARAK-PESHTAN. Pas viteve 1990 fshati pesoj tkurrje. Djemt e tij u larguan ne drejtim te Greqise, Italise, Britanise se Madhe, Amerikes e tjera. Shume banore iken ne drejtim te Beratit, Durresit dhe Tiranes. Por pas viteve 2000 situata ka filluar te ndryshoje dhe shume jane rikthyer perseri.

Shtëpitë të sistemuara gjithë lezet, ne baze të fiseve, ku shumica përbëhen nga fisi Allajbeu, Asllani, Bode, Minollari, Ceno, Azemi, Xhafkollari, Hodo dhe te tjere, duken si stoli te zgjedhura në panoramen e mrekullueshme që krijon peizazhi i malit pellazgjik te Tomorit. Por bukurine dhe hijeshinë ,më mbresëlënëse, duket se ia japin vetë banorët punëtorë, bujarë, mikpritësa,trima e me mjaft vyrtyte të tjera të lashta e të reja. Peshtani para Çlirimit përbëhej nga 40 familje. Bashke ata kryenin çdo gezime pune. Po bashke kalonin çdo vështirësi që u sillte rrjedhe e jetës. Tradita keto që ende gjallojnë edhe sot. Dalengadalë fshati, arriti në 120 shtepi, deri ne vite ’90. Sot ai perëhet nga 80 shtëpi. Gjate Luftës Nacionalçlirimtare, fshati u lidh tërësisht me levizjen, duke u bërë edhe bazë e saj.

Ndaj Peshtani nxori dhe hodhi ne luften për çlirim bijte me te mirë të tij si: Hamza Allajbeu, Mehmet Allajbeu, Rexhep Bode, Avdulla Dervishi, Maliq Allajbeu, Hasan Dervishi,Hysen Allajbeu, Ramadan Hodo, Kadri Asllani etj. Gjate luftës për liri e çlirim dhanë jetën në lulen e rinise dy bijte e tij; Kadri Asllani dhe Ramadan Hodo.

Merakun për punën dhe ambicja për një jetë më të mirë e plot shëndet e tregojnë tokat e sistemura, vreshtat e shumta e të stolisura plot hardhi, ullinj, qershi ,kumbulla, agrume e lloj-lloj pemësh të tjera, ku shtepite një, dy e tre katëshe, qendrojne mes tyre si bedenat e kalave shekullore dhe duken sikur thonë: ejani, ejani, urdheroni! Kemi plot, sivjet plot bollëk dhe mot edhe me shume; punojnë burrat tanë, punojnë djëmtë tanë, të gjithë, të gjithë punojmë!

Mes dhjetori… Pas një pune të lodhshme, por dhe plot prodhim ullinjesh, zbres tatëpjetë per t’u qetesuar në shtëpi. Në anë të rrugës, rrëzë një kreshte të vogel, ku dallon ende nje lëmë, ku dikur aty shihej gruri dhe i gëzonim bukës së re, takoj një burrë të moshuar…Veshur me kostum, kapele, terë sqimë e merak. Ne dore ai mbane një shkop elegantë dhe te stolisur duke veshtruar tej në horizont , përhumbur në atë bukuri pragmbrëmjeje apo ndoshta ne thellesite e viteve djaloshare… Ndoshta, ndoshta, ku i dihet se për çfarë?… Ky është xha Mehmeti. Mehmet Allajbeu, invalidi i luftës, bujku i rralle, punëtori i palodhur, burre i mençur dhe fjalëpak.

Në moshen 19-vjeçare, rroku armëne doli malit per liri e çlirim. I organizuar me rininë e fshatit, por dhe duke qene ne krye te saj, ai i dha lamtumiren prinderve dhe u rreshtua në Brigaden e V-sulmuese.
I frymëzuar që në fshat me emrat e Margarita dhe Kristaq Tutulanit, Ajet Xhindoles, Stiliani Bandillit etj, emra luftëtarësh partizanë, Xha Mehmeti, djaloshi peshtanak, nuk iu nda brigades asnj hap e asnjë beteje. Kështu, ky djalosh, per t’i dhënë dërrmën e fundit pushtuesit, kaloj kufijtë e atdheut dhe luftoi deri ne Vishengrade, Bosnje-Hercegovine, ku mori pjesë në ballë të çdo beteje. Ai, siç tregojnë shokët, por edhe vetë, u perball pa hezitim ne betejat me te ashpra, te zhvilluara nga kjo Brigadë. Fati e desh që në një përpjekje me armikun , te plagosej rëndë. Shokët e tërhoqën nga fronti i luftimit me shumë sakrifica, pasi, siç tregon vetë xha Mehmeti, ishte mesi i përpjekjes dhe mund të rezikohej jeta e shokëve. Por ata ma zgjatën jetën, thote xha Mehmeti duke lëshuar një ofshamë rënkuese. Ata e dërguanë në spitalin partizan të Prizrenit dhe pas një muaji, doli shëndoshë e mirë.

Siç thotë vetë xha Mehmeti, pas Çlirimit, u ktheva në Shqiperi dhe në vendlindje prane prinderve dhe bashkëfshatarëve të mij, se na prisnin sërish beteja të tjera edhe me te veshtira…

Valle per çfarë mendonte, ky burrë 95 vjeçar në ato momente meditimi dhe përhumbjeje të thellë, atje tek lëmi?…Ndoshta e ndjente veten me shumë fat që ende jetonte dhe po kalonte këto ditë pleqërie i nderuar dhe i respektuar nga të gjithë, shoqëria dhe bashkefshataret?!..Apo mendonte per shokët e tij që nuk jetojnë më; deshmoret e fshatit Kadriun dhe Ramadani?!… Apo ndoshta se ka disa kohë që nuk është i ftuar nga shkolla, pranë nxënësve, që t’ju flasë për luftën?!…

Tek xha Mehmeti nuk ka mbreteruar asnjëhere mburrja, dukja, por vetëm mençuria, urtësia dhe, mbi të gjitha, thjeshtësia.

Kohë meë parë, më kujtohet një episod, kur një ditë xha Mehmeti kishte zbritur në qytetin e Poloçanit. Ashtu duke bërë shaka me një shokun tim nga Skrapari, ai po më thoshte se fshati juaj pak ka luftuar, krahasuar me ne. Por, pikërisht, kur unë doja ta zgjasja shakanë për t’iu përgjigjur, qelloi qe erdhi xha Mehmeti. Tashti i thashë mikut tim, po të prezantoj me përgjigjen. Eja xha Mehmeti ,eja, se më “mbyti”ky skrapaliu. U ulëm për të pirë kafe the s’durova e i thashë: -Ky shoku im i zemrës, më thotë mua që fshati juaj pak ka luftuar…

-Ai, duke qeshur me një ëmbëlsi e me një gjest fisniku u përgjigj:- Se besoj të jetë tamam kështu si më thuaj, po çoç do ta keshë bezdisur ti “shejtan”.

Kështu ky burrë, asnjëherë nuk reshti së bëri përshtypje duke lënë gjurmë dhe mbresa te të tjerët. Si thotë dhe një fjalë e urtë popullore, “ishtë melhem për të sëmurë”.

Xha Mehmeti e ndien veten të lumtur, se gjithë jetën e kaloi me punë të ndershme; duke mos u lodhur dhe mos deshperuar, me djersë dhe sakrifica, me buzë në gaz e duare në qafë, me kudogjendje ne të mirë dhe në të keq, me muhabete dhe lezete, ashtu në krye të sofrave familjar e shoqërore, si një fisnik i vërtetë, i nderuar dhe i respektuar thellesisht dhe përjetësisht..

………………………………………………………………………………………………

Keto rreshta i shkrova para disa viteve tek gazeta “Dielli i Tomorrit”. Per botimin e shkrimit me ndihmuan dhe dy mesuesit e palodhur te Policanit zoti Pasho Cela dhe zoti Kastriot Caka (gazetar). Por keto dite i ndodhur larg nga vendlindja mora veshe se biri i fshatit tone Mehmet Allajbeu, xha Mehmeti sic e njihte gjithe fshati, ka mbyllur syte. Fshati humbi nje nga njerzit me te mire dhe me te mencem te tij. Djaloshin trim te viteve ’40. Kengetarin popullor, njeriun qe i peshonte fjala ne kuvende dhe gezime familjare. Njeriun gojembel, bleterritesin, bujkun dhe pemtarin qe cfare i thoshte syri i bente dora. Lamtumire xha Mehmeti. Fshati yne nuk te harron dhe do te mbaj perjetesisht ne gjirin e tij.

SQARIM!
Pjesa e pare e shkrimit (pervec disa shtesave te vogla) eshte botuar para disa viteve nga autori tek gazeta “Dielli I Tomorrit”. Fotografia eshte mare nga profili i “Shkolles 9 Vjecare -Peshtan” ne rrjetin social Fejsbuk, gjate kohes kur Xha Mehmeti ju fliste nxenesve te kesaj shkolle per historine e fshatit.