KULTURA MAFIOZE – BESIM DERVISHI

Ne Shqiperi mund te behen shume reforma, ne drejtesi, reforma ne ekonomi, reforma ne arsim, reforma zgjedhore. Por keto nuk mjaftojne. Gjeja e pare qe ne duhet te hedhim poshte me perbuzje dhe te shkulim me rrenje, eshte ajo qe ish Kryeprokurori Palermos Antonino Kaponeto e ka quajtur “KULTURA MAFIOZE”.

Kjo kulture duhet shkulur nga ndergjegja e njerzve. Miti i njeriut ” te forte”, i “birit te kurves”. I njeriut qe vjedhe, plackit, rrehe, trafikon femra dhe droge, dhunon, organizon kontrabanden, vrete dhe nuk ndeshkohet, por e kunderta ndodhe, ai dhe me shume respektohet nga shoqeria. Fale frikes dhe kesaj kulture ai merre gjera te pamerituara, merre pushtet dhe nderohet deri dhe nga partite politike. Ky mit duhet te mari fund. Kjo eshte kultura mafioze qe duhet shkulur. Ndersa nga ana tjeter duhet rrezuar teoria se “ai qe nuk vjedhe dhe nuk bene te nentedhjet e nentat” ai nuk eshte i zoti as per vehten e tij. Ndaj ai nuk meriton te zgjidhet ne funksionet drejtuese te nje vendi. Te gjitha keto se bashku me binomin mafioz te Omerta- Vendeta ( ne Shqiperi funksionon shume mire sipas parimit “Nuk kemi pare asgje” por dhe parimit “Sy per sy dhe dhemb per dhemb” te hakmarrjes) duhet te braktisen nga populli.
Rrezimi i mititi te “njeriut te zote” qe ka kryer shume krime por qe mbledh shume vota, sot eshte me domethense se kurre. Te tille njeriu e ka ngritur ne piedestal sistemi i partitokracise ne Shqiperi. Mediat e shkruara dhe audiovizive japin emra konkret ne fushata elektorale qe kontaktohen nga politika per vota. Incizime audiovizive, filmime, rregjistrime por dhe ato qe populli i shikon vete ne terren japin nje panoram te qarte te kontaktit te politikes me persona te botes se krimit te cilet perdorin forcen e tyre per te siguruar vota ne shkembim te proteksionit qe politika ju jep ndaj organeve te zbatimit te ligjit. Nga ana tjeter njeriu i arsimuar, idealisti qe beson tek ligjshmeria dhe sundimi i shtetit ligjor, anashkalohet nga politika. Politika dhe krimi e kane frike njeriun e arsimuar sepse sic ka thene Kryeprokurori Nino Kaponeto.

” Mafia politike ka me shume frike shkollimin se sa organet e drejtesise. Arsimimi mund ti heq barin poshte kembeve kultures mafioze”

Shqipetaret duhet te ndahen njehere e mire nga ky sistem politike. Ku sundon Ligji i “Forces se Gjerave” kur ne fakt duhet te sundonte Ligji i Shtetit dhe se drejtes.

VINI RE!

Punimi eshte botuar per here te pare me 7 Shkurt, 2019 ora 06:49:59 GMT ne portalin DODONANEWS.NET. Per shkaqe objektive ribotohet perseri. Ndalohet riprodhimi i plot ose i pjeseshem i ketij punimi pa lejen e autorit, ne baze te Ligjit Nr. 35/2016, datë 31.3.2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to.