KUJTIME DHE HISTORI – Liri Dhaskali

Te nderuar bashkefshataret e mi vokopolare te brezit tim,te dashure ish nxenesit e mi ,kush deshiron te lexoj,te kujtoj ,te mendoj Vokopolen tone te atehershme.
Kujtojeni ju qe e keni jetuar.
Imagjinojeni ju qe keni degjuar per Vokopolen tone te dashur…

… Nje dite kur kam qene ne moshen 6-7 vjecare,une,Diti (Aferdita e Petro Janaqit),Liku Siles(Liria e Stavri Gushalit) dhe Marinaqja e Naun Stefes,u nisem per te shkuar ne Tirane te cilen se kishim pare as ne enderr ,vecse e kishim drgjuar nga Diti qe kish shtepine ne Tirane ,por jetonte ne Vokopole tek xhaxhai i saj Vangjel(xha Ngjela)qe s’kish femije dhe u nisem te katra.Liku si pak me e vogla u tremb ne Gorice nga nje zhapik dhe u kthye nga rruga,ne te treja vahduam rrugen qe se kishim bere kurre.Afer Prapadishtes na takon e ema e Naqes(Vita),e cila po kthehej nga mulliri ku kish bluar miser.Na pyeti se ku po shkonim ,e pa mendimin tone te gabuar ,u mundua te na mbushte mendjen ,por ne e kishim vendosur.E dinimin Tiranen te pragu i deres ,si i thone.Ajo mori Naqen ,por duke ikur na pyeti:-Po e dini Tiranen ju dhe sa larg eshte?
E gjeni dot rrugen?Ajo qe e sigurt qe nuk dinim me larg se Bregu Vadhangjidhit ku benim bexga.Diti i’u pergjigj shkurt:-Ne do vij te na marri Pjetri me taksi(ai punonte shofer me sovjetiket)Ato vazhduan rrugen ne drejtim te Gorices,ne ne drejtim te Gurores ashtu me te kotur.Kur u afruam te kanali i Shajnoves,u trembem pa hyre te ura dhe une nga frika e Cacit(babait se e therrisnim ne emer) qe s’ te falte kollaj per gabime ,u kthyem po pa vajtur te Gurorja ,pa pare xhade me sy,pa pare makine pa le pastaj taksine e Pjetrit…
ATY TEK KTHESA E GURORES FILLON DHE RRUGA PER NE VOKOPOLE.
DUKE LEXUAR KETO VARGJRE DO GJENI VOKOPOLEN ME CFAR PERMBANTE NE GJIRIN E SAJ…
Kur merr kthesen tek Gurorja
Rruges ecen si i dehur,
Perballe te buzqesh Gorica,
Me kujdes prapa kurrizit,
Vokopolen e mban fshehur.

Dheu i Kuq te nxjerr mallin,
Qe perbrenda te eshte mbledhur,
Pak me lart ne Fron t’Dhespotit,
Merr fryme fort e clodhesh mire,
Goricen ngjit duke bredhur.

Lart ne maje te Vadhangjidhit,
Si nje parajse e vertet,
Paraqitet si ne filma ,
Vokopla jone e bukur,
Ashtu sic eshte ajo vet.

Pergjat rruges se Gorices,
Nje brez me drure te lart,
Te conte gjer te Dyqanezt,
Me i madhi prej tyre ,
Te drejtonte per ne fshat.

Ne te hyre te priste kroi,
Me yje te kulluar ar,
Ish i hapur i gjithe perpara,
Me tri shkalle qe zbrisnin posht
Nuk ngopeshe duke e pare.

Siper kroit hapur krahet,
Dy rruget si ne dogane,
Pika kyce ne hyrje te fshatit,
Si nje dore fantastike,
Ne lagje ate e ndane.

Mezhda e Bates, Sheget e Sofit,
Me sokakun perpjet,
Gati pese a gjashte familje,
Karandeat,Rrumbullakajt e Karkaqet,
Formonin lagjen e vet.

Pak me tutje Lisi iSofit,
Gjer ne maje deget zgjaste,
Mbushur plot me hurdhje e kulper,
Kush kalonte aty prane
Oh c’arome do te nuhaste!

Aty vazhdon rruga drejt,
Gjer tek pusi i Xha Vasilit,
Pasi ecen pak perpjet,
Del tek porta e Jaje Vales,
Lagjia krahe hapur te pret.

Shtepite ishin aq afer,
Njera perballe tjetren kishin
Mure e porta pa u shkeputur
Sikur vallen hidhnin shtruar,
Porte me porte lidhur ishin.

Me ne krye sapo del,
Te pret e bukura shkolle,
Femijet te paster drite,
E me canta neper duar,
Vrapojne cthurur ne oborr.

Aty prane pusi i Ngjelines,
Qe e kish bere per kujtim
Nga dyqani i Stavre Palit,
Cerdhja,kopshti,mengra ,kisha,
Shkonin te gjitha ne nje drejtim,

Perballe kishes nga perendimi,
Tek Shen Mehilli kush ka shkuar,
Ka kaluar tek Shkembi i Janos,
E gjithe rruga e asaj ane,
Me kalldrem ka qene e shtruar.

Dhe Shen Mehilli nga Veriu,
Shen Marinen ka perball,
Ne maje te kodres me ullinje,
Mbi themele shume te hershme,
Ka nje histori te rralle.

Kur nisesh nga porta e kishes,
Tek Heqimajt per te shkuar,
Thana e Shollos aty ishte,
Per dyqanin e xhaNdrekes,
Duket se me mall te fliste.

Qe nga Gorgajt patriot,
Te Aleksajt legjendare,
Ecen sokakun tatpjet,
Le Begaj,Karadumaj,Shukallare
Tek Sinjaret ne hyrje zbret.

Vini re.Kam shkruar ne kohen e shkuar dhe te tashme per ato qe kane egzistuar ne kohen per te cilen flas dhe ato qe tani egzistojne.

KUJDESE!
Ndalohet riprodhimi i plot ose i pjeseshem i materialit pa lejen e autorit, kjo ne baze te Ligjit Nr. 35/2016, datë 31.3.2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to.