Ku mund te gjej pak qetsi?… – Liri Dhaskali (Poezi)

Pa dashur mendja me fluturon,
Dhe une si e lajthitur kujtohem,
Ku vall kembet do te me cojne,
Apo me krahe te fluturoj,
E prej kesaj bote te largohem?

Qielli po me duket i paster,
Nje pellembe toke aty do te ze,
Do te jem shume e vetmuar,
Ndoshta atje mendja me kthjellohet,
Dhe ketu ne toke hijen time do te le.

Atje s’do te ket politike e politikane,
Qe flasin per vjedhje e korrupsion,
S’do kete te varfer qe s’kane te hane,
E te tjere qe pasurite kerkojne t’i shtojne,
Me zhvatje ,vjedhje e prostitucion

Si hutini qe del neper nate,
Vrapin do marr e do te fluturoj,
Do mundohem qe henen ta kap ,
Ta marr me te mire,t’i lutem shume,
Nje pellembe vend te me dhuroje.

Gjaku nder deje po me vlon,
Si nje perrua nentoksor,
Nje ze i brendshem veshet me shurdhon:
“Ku do te shkosh,atje vend s’ka,
Se dhe atje e kane zenen”ATA”…

Grosseto Itali 2010.

SQARIM!

Ndalohet riprodhimi i plot ose i pjeseshem i kesaj poezie ne baze te Ligjit Nr. 35/2016, datë 31.3.2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to.