Konflikti i së majtës dhe të djathtës në truallin shqiptar, historik i shkurtër! – JETON SALLAHU

Konflikti i së majtës dhe të djathtës në truallin shqiptar, historik i shkurtër!

1.Duke parë situatën e fundit në Shqipërinë Shtetërore, papajtueshmërinë midis Partisë Socialiste (kushtimisht të majtës) dhe asaj Demokratike (kushtimisht e djathta), ne shqiptarët e këtej Drinit përgjithësisht ndihemi keq, për shkak se sulmet ndaj objekteve publike, shkatërrimi i çfarëdoshëm që u del para, vetëm për të ardhur në pushtet, është prapambetje. Vetvetiu shtrohet pyetja ku është çelësi i kësaj çështjeje? Ndoshta duhet të kërkohen ngjarjet gati një shekull më parë, më saktësisht, më 1939 (apo dhe më herët), kur Italia pushtoi Shqipërinë, dhe se regjimi i Zogut nuk bëri shumë që do t’lënte gjurmë (kuptohet ai nuk e dëshironte pushtimin) për të kundërshtuar këtë pushtim, dhe kjo ndikoi që të krijohej truall për të majtën (gjersa perëndimi heshte, e Rusia doli kundër këtij pushtimi), këtej, kur fashzimi u bë kërcënim për gjithë globin, anglo-amerikanët, mbështetnin këdo, veç të luftohej fashizmi. Dhe këtu, partizanët në krye me Enver Hoxhën e luftuan me armë fashizmin, kurse nacionalistët ishin më hezitues, e përfundimi i luftës normalshëm i nxori në krye vendi të majtët, gjersa të djathtët erdhën në pushtet vetëm në vitet e ’90, e gjatë kësaj kohe ishin krijuar dy ekstreme, pra dy partitë e lartëpërmendura, saqë edhe sot edhe kur çështjet janë esenciale, këto dy parti pa pasur “ofrim nga të huajt” vështirë ulën dhe zgjedhin problemet, madje propagandojnë tek ndërkombëtarët tyrlifarë gjërash, për mosintegrim të Shqipërisë drejtë BE-së, vetëm të ndryshohet ai që udhëheq!!

2.Shqiptarët nga Kosova dhe pjesët e tjera shqiptare që ishin nën Jugosllavi, fashizmin nuk e panë shumë me sy të keq, sepse ai i lejoi disa gjëra që kanë të bëjnë me livrimin e kulturës shqiptare, natyrisht, edhe për arsye se më keq se sllavi nuk kishte, sidoqoftë, mbarimi i Luftës së Dytë Botërore, shqiptarët i la nën Serbi, respektivisht nën Jugosllavi, dhe kjo ndikoi që të lindnin formacione edhe të majta, megjithëse këto të fundit më fort në përmbajtje ishin kombëtare sesa me ideologji majtiste, porse pranonin Shqipërinë me sistemin që kishin nëse do lironin Kosovën me vise tjera dhe do ia bashkangjitnin Shqipërisë. Ndaj, edhe kontaktet mes këtyre formacioneve dhe Shtetit Shqiptar ishin kogja të hershme. Prandaj, këto lëvizje politike, herë të ndara, herë pa njohur mirë njëra tjetrën, diku në vitet e ’80 përafrohen dhe në vitet e ’90 ndikojn në formimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së), ushtri kjo që pa ndihmen nga Shteti Amë-Shqipëria (kuptohet jo zyrtarisht), vështirë se do t’mund të funksiononte. Në anën tjetër, e djathta, shikonte rrugën evolutive, ndaj edhe nxori mendje të ndritura të kulturës, artit, shkencës, e më vonë (fund viteve ’80-fillim viteve ’90) nxori edhe politikanë që patën rol pozitiv në rrugën e pavarësisë së Kosovës, por u mungonte një gjë, guximi për të përdorur edhe një alternativë-armët, megjithëse kishte dhe nga kjo anë jo edhe pak që u unifikuan rreth UÇK-së. Këtej, fitorja e shqiptarëve kundër serbëve rreth Kosovës sëbashku me miq, nxori dy anë ekstreme larg njëra tjetrës, LDK-ja si e djathtë, që përgjysmoi elektoratin pas luftës krahas viteve ’90 që e kishte atë gati absolutisht, dhe PDK-ja dhe si motra e saj, AAK-ja që dolën si “parti të luftës”. Kështu që, kundërshtimet midis tyre ishin jo të vogëla, porse fitorja ndaj armikut disi i mbante të përmbajtura dhe kuptohet këtu roli i ndërkombëtarëve, ndaj edhe bashkëpunuan për çështje esenciale, si, bisedat rreth statusit e ndonjë tjetër. Këtu duhet shtuar se nga një pakënaqësi e përgjithshme (pritja rreth statusit, ekonomia e dobët etjerë), solli daljen në skenë të një partie të re-majtiste, VV-ja.

3. Të gjitha këto kundërshti partiake me ekstremitet të lartë, kanë pasur pasoja jo të vogëla për kombin, ndaj para se të veprojmë
partiakisht, të mendojmë njëherë kombëtarisht, se partitë janë të përkohëshme, kurse kombin, atdheun, e kemi të përjetshëm!

VINI RE!

Ndalohet riprodhimi i plot ose i pjeseshem i ketij punimi pa lejen e autorit, kjo ne baze te Ligjit Nr. 35/2016, datë 31.3.2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to.