KOMISARIT TE VRARE! – Besim Dervishi (Poezi)

Komisar!
Ne rini enderroje te behesh nje doktor i zoti.
Te perdorje ilacet, por dhe tehun e mbrehte te bisturise.
Te dilje me ballin e djersitur nga nje salle reanimacioni.
Ne koridor te prisje permes emocioneve daljen e anestezise.

Ne rini vertet enderroje te beheshe nje doktor.
Te merrje lule, shume lule dhe falenderime ne cdo caste dhe ore.
Te luftoje te keqen brenda trupit te pacientit te sfilitur.
Gjumin te sfidoje ne mesnate, zgjimin e tij duke pritur.

Por ti sot po luftone me nje semundje shume te rende.
Nuk je mjeke, nuk je infermier, por nje komisar policie.
Po lufton “La Piovra-n” e shperndare si metastazat ne kete vend.
Me arme te tjera, jo me tehun e mprehte te nje bisturie.

Komisar!
Ti ishe nje mjek, ishe nje shpend qe godite forte mbi trungun zgerbonje te lisit.
Nuk perdore mjetet e shpendit dhe mjekut por forcen e ligjit.
Godite forte komisar, godite forte aq sa insektet u tremben te friksuar.
Duke u larguar nga trungu shekullor, permes mermerimave per hakmarrje duke u betuar.

Komisar!
Ti luftove te “keqen” nga Saranda deri ne Tropoj.
Pa e menduar se ajo tashme kishte bere aleance me shtetin
Ndaj ” e keqa” u hakmorre dhe te ekzekutoj.
Te vrau trupin me plumb por kurre nuk do te mundi te vrasin emrin.

/Besim Dervishi Michigan 1 Gusht 2019 ora 6: 50 PM/

SQARIM!

Ndalohet riprodhimi i plot ose i pjeseshem i kesaj poezie ne baze te Ligjit Nr. 35/2016, datë 31.3.2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to. Poezia eshte nje homazhe per mbi 250 efektivat e agjencive te zbatimit te ligjit te cilet kane rene deshmore te atdheut ne lufte per ligj dhe drejtesi, pas vitit 1990.