KETU I THONE MALI I TOMORIT! – BESIM DERVISHI (Poezi)

Ky eshte mali pellazgjik i Tomorit.
Ku kane folen shqiponjat e Dodonit.
Ku fryen me terbim era e “Stocenit”.
Ku ndodhet burimi i ftohte i “Vitalemit”.

Uji i burimit me emrin “Jetedhenes”.
Shpella siper tij me simbolin e diellit dhe henes.
Ku ndodhet “Cuka e Peljes” dhe ajo e “Stradomit”.
Mbi Bargullas ndodhet edhe “Qafa e Dodonit”.

Ky eshte mali ku kane luftuar e derdhur gjake shume trima.
Mali ku nga Cuka , Zeusi godet armiqte me vetetima.
Ketu ka luftuar dy here Gjergj Kastrioti.
Shasho Gjergjova dhe Mestan Baroti.

Ky eshte mali i pushkes por dhe i penes.
Ku Jani Vruho ju mesonte femijeve gjuhen e nenes.
Ne shkollen ngritur afer Malshoves-qytet.
Ku shkruhej e flitej shqip qysh ne vitin 1880.

Ku ndodhet shqiponja madheshtore e gdhendur ne gure.
Qe nuk munden dote ta vrasin jo asnjeher kurre.
Shqiponja ne gure, ajo ne fshatin Perisnak.
Qe qendron brenda diellit te kuq porsi flak.

Ketu ka selin perendesha Rea.
Ku gjaku i trimave eshte derdhur si rrekea.
Tek ty ne shkemb ka folen Larashi – Shqiponje.
Per ty Tomorr shkruajten ata qe Shqiperin e donin zonje.

Ketu ndodhen “Guret e Pellazgut”.
Ky eshte mali i Jetes dhe jo i Gjakut.
Kur hordhite Ilirine e munden kujtuan.
Por mali keshtjell ata dote nuk kaluan

Ketu i thone mali i Tomorit.
Ku dhe sot jane lisat shekullor te Dodonit.
“Lisi i Kokes” dhe “Lisat ne Mbrakull”.
Ku thone se madheshtor ngrihej nje Orakull.

Ku ndodhet Kalaja e Tomorit historik.
Ku eshte dhe “Shkembi i Lare” i prere si me thike.
Ketu ka patur selin Zeus – Dielli.
Ketu nuk ka vler ari por zemra, buka, mielli.

Ketu ndodhet kerthiza e botes.
Ku u bashkuan dy shqiponjat qe perqarke i erdhen tokes.
Shqiponjat e zeza qe fluturuan me shpejtesin e meteorit.
Ne flamurin e bardhe, skuqur prej gjakut te deshmorit.

Besim Dervishi Michigan USA, 19 Maj 2019 ora 7:29 AM

SQARIM!

Ndalohet riprodhimi i plot ose i pjeseshem i kesaj poezie ne baze te Ligjit Nr. 35/2016, datë 31.3.2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to.