KEPUCET E VJETRA – Besim Dervishi (Poezi)

Ah, po me kujtohen nje pale kepuce te vjetra.
Tek kepucari plak dikur i bera me porosi.
Kurre ne rruge me ato kupuce nuk mbeta.
Cava naten boren, akullin, kaperceva kufi.

Nuk e di se prej cfare e kishin lekuren.
Prej buallit, tigrit, ndoshta edhe te nje luani.
Por shoke ato mu bene kur caja udhen.
Kepuce qe nuk i nderroja dhe me ato te nje cobani.

Dhe eca une me ato kepuce.
Pershkrova me mijra kilometra.
Here pa uji, por kishte dite edhe pa buke.
Gjumi me zuri, por ne toke kurre nuk rashe dhe fjeta.

Ah me kujtohen nje pale kepuce te vjetra.
Qe ende ne shtepi i mbaj ne raft si kujtim.
Do ti ruaj si syte e ballit sa te jete jeta.
Dua qe t’ia tregoi djalit te djalit, gjakut tim.

Dua ti them se mbi to ka rene pika e lotit,
Ka rene pika e djerese dhe e gjakut ne emigrim.
Ndaj le te betohemi para flamurit, edhe zotit.
Ndaj per brezat te gjejme udhedalje per shpetim.

Do ti ruaj keto kepuce sa te jete Tomori por edhe Osumi.
Ndoshta ne mijevjecarin e katert do i gjeje arkeologu.
Dhe do ti ekspozoi ai ne tenden e ndonje muzeumi.
Relike qe do te kushtojne me shume se pikturat e nje Van Gogu.

Besim Dervishi Michigan, USA. Ora 9.15 PM

SQARIM!

Ndalohet riprodhimi i plot ose i pjeseshem i kesaj poezie ne baze te Ligjit Nr. 35/2016, datë 31.3.2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to.