JO KRIMIT! – BESIM DERVISHI (Analize)

Krimi i organizuar shqipetar ashtu sicdo organizat kriminale ne bote, rrezikon qe te pushtoi institucionet ( ne mos se i ka pushtuar). Individe te fuqishem te cilet kane siguruar pushtetin ekonomik permes forces dhe krimit kane depertuar brenda institucioneve, jane bere njesh me pushtetin politik, bile i diktojne atij edhe kerkesat e tyre. Shtrohet pyetja? A ka individe te ndershem brenda institucioneve shqiptare perfshi dhe agjencive te cilat jane pergjegjese per luftimin e kesaj murtaje? Sigurishte qe ka. Disa prej individeve te ndershem mafia dhe krimi i ka eleminuar fizikishte (260 oficera policie te vrare ne lufte me krimin nga viti 1990-2019) por dhe administrativishte (duke i perjashtuar nga puna, ose duke i friksuar, shantazhuar apo debuar ne emigracion), duke i zbritur neper detyra te rangjeve te ulta dhe pa peshe. Por megjithate ende ka individe te ndershem te cilet nuk perdorin mjetet e krimit per te arritur qellimet e tyre dhe ambiciet e tyre, por dhe per te siguruar nje shtet ku te sundoi e drejta. Sot politika shqipetare( ajo e ndershme) duhet ta ndaj mendjen, ose do te punoi me krimin per te realizuar idet e tyre politike por dhe ekonomike dhe financiare ne investimet publike si dhe zhvillimin ekonomik te vendit, ose do te punoi me individe te ndershem te cilet nuk kane parat, ose potencialin financiar te krimit, por kane potencialin intelektual, kane ide dhe strategji ekonomiko-politike, kane busulla orientimi perendimore, dhe rruga e tyre e veshtire do te jete me e gjate por me e sigurte per te ndertuar nje shtete ku do te sundoi dija intelektuale, virtyti, karakteri, idet reformatore, forca e ligjit, dhe jo forca e krimit, forca ushtarake e mafias dhe mbi te gjitha e ashtequajtura “forca e gjerave”. Deri tani politika e korruptuar ka gjetur rrugen me te shkurter ose ka gjetur “shtigje” per te siguruar me “lehte” mjetet financiare duke bashkepunuar me krimin. Bashkepunimi i saj me organizatat kriminale duke thithur dhe shplare ne biznesin e ndertimit, leket e siguruara nga trafiqet. I ka siguruar nje shkelqim, nje fasad te shndriteshme nga jashte pallatit te pushtetit. Por ne themelet e ketij pallati bulbezon dhe gurgellon uji i zi, dhe nuk do jete dita shume e larget kur ky pallat do te rrezohet nga ky uji i ndotur qe do ta shemb. Emigrantet nuk dergojne me te ardhura ne Shqiperi, ndersa prodhimi i brendshem bruto eshte i paperfillshem, atehere ku i siguron politika leket e investimeve pompoz dhe ndertimeve elektorale? Sigurishte nga individe qe kane para me thase dhe kane nevoj qe ti shplajne ato ne lavatricet e ndertimit. Pushtimi i institucioneve nga krimi i organizuar dhe shplarja e parave me ndihmen e politikes eshte nje rrezik shume i madh per demokracine. Nderkohe qe politika duhet te ndiqte nje rruge tjeter, bashkepunimin me individet e ndershem, sekuestrimin e parave te krimit, kalimin e ketyre te ardhurave te sekuestruara ne arken e shtetit nepermjet te cilave mund te behen dhe investimet publike. Kjo do te ndante njeher e mire shapin nga sheqeri. O bashkepunim me krimin, ose bashkepunim me intelektuale, njerzit e ndershem, teknicienet, idealistet dhe atdhetaret. Rruge te mesme nuk ka.