JE BERMUDA – BESIM DERVISHI( POEZI)

Bota ka shume mistere , ka shume enigma.
Si piramida, vendeprehja ne Egjipt e faraonit.
Shkrime te padeshifruara me simbole gama, omega edhe sigma.
Enigma e formimit te Perandorise se Babilonit.

Por une nuk di, ti je nje enigem apo mister.
Si ajo e Trekendeshit te tmerreshem te Bermudes.
Vorbull uji qe ne thellesi anije thith, rremben dhe mere.
Udhetare qe zhduket papritur udhes.

A jo, ti nuk je trekendeshi i frikes.
Qe mund te shkaktosh ne uji nje tragjedi.
Ndoshta je si puna e pikes.
Qe cdo dite pike -pike gremise shkaterron nje shtepi.

Je nje pike qe rrezon pameshire ura, mure, ndertesa edhe ndjenja.
Ashtu cdo dite pa e kuptuar me ngadal.
Enigme qe nuk e zgjedh as poeti tek poema.
Nje Trekendesh Bermude, prej teje askush nuk ka mundur gjall te dal.

Michigan 10 Nentor 2019 ora 01.00 pm.

SQARIM
Ndalohet riprodhimi i plot ose i pjeseshem i kesaj poezie ne baze te Ligjit Nr. 35/2016, datë 31.3.2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to.