JANI VRUHO! TOMORI TJETER I SHQIPERISE. – Nga: Besim Dervishi

O Tomor o mali i larte/
Malshova te qendron pershtate/
Ajo ka nxjer burra me fame/
Jani Vruhon, Spiro Papane/


MALSHOVA E BERATIT dhe JANI VRUHO!

 

 

Jani Vruho, rilindasi i madh, lindi ne fshatin Malshove te Beratit ne 5 Gusht 1863. Fshati Malshove ndodhej midis fshatrave Vertop, Peshtan, Drenove, Lagjes Belice dhe fshatit Kapinove. Ne kohen e Perandorise Osmane ky fshat (per hire te se vertetes nuk mund te quhet fshat sepse ishte nje qytet i vertet, me dyqane me rruge te gjera me kalldrem, me kater kisha dhe te tjera ndertime, me nje arkitektur moderne per kohen) bente pjese ne ate qe quhej “Nahija e Tomorit”. Duhet permendur se ne kohen e mbretersise se Ahmet Zogut, fshati bente pjese ne Komunen e Peshtanit. Ndersa pas vitit 1945, “fshati” bente pjese ne te ashtequajturin “Lokaliteti i Vertopit”. Fshati ishte i banueshem deri ne fillim te viteve 1950, vite kur filloi te braktisej ne mase. Banoret u zhvendosen neper qytetet e tjera te Shqiperise si ne Berat, Kucove, Fier, Lushnje, Durres, Tirane por edhe ne te tjera vende dhe qytete.

 

Por si lindi ky “fshat-qytet”?

Sipas doreshkrimeve, por dhe te dhenave te tjera perfshi dhe rrefimet e disa banoreve te moshuar te fshatit por dhe fshatrave fqinje si banori i vjeter R. Dervishi si dhe i biri i tij Nj. Dervishi.
Malshova eshte ndertuar rreth fillimit te viteve 1800 vite qe korespondojne me raprezaljet e kryera nga Ali Pash Tepelena mbi fshatrat e Kardhiqit dhe Hormoves. Raprezalje te llahtarshme qe mbahen mende edhe sot e kesaj dite. P.sh ne Hormove, Ali Pasha, kreu nje nder aktet me makabre ate te pjekjes se priftit te fshatit Caush Hormoves ne helle per se gjalli. Jane te njohura vargjet e kenges:

Hajde more Caush Hormova/
Dhjamin pike ta pikova/
Por fene dote nuk ta nderrova/

Vrasje dhe raprezalje makabre te kryera nga ushtria ndeshkuese e Aliut, bashke me ate ne krye kane ndodhur edhe ne Kardhiqe. Do te pershkruajme nje episod te ketyre raprezaljeve te ndodhura ne keto fshatra:

Ne Marsin e vitit 1812 Ali Pash Tepelena nisi ekspeditet e tij me te pergjakshme pas asaj te Sulit, kunder Kardhiqit. Si preteks i kesaj raprezalje ishte nje krim seksual ndaj pjestareve te familjes se tij te ndodhur disa dekada me pare. Duke iu shtrire doren per miqesi dhe duke i ftuar ne Janine, ai mundi qe te percaj banoret, paria e fshatit i besoj dhe shkoj ne Janine, ndersa pjesa me e madhe zbriten ne fushe duke iu besuar thenieve te tij se ai do te organizonte nje dreke tek nje han atje, pjesa me e vendosur qe nuk i besonte perrallave te Aliut ku bente pjese dhe djali i atij qe kishte mare pjese ne krimin seksual te ndodhur para disa vitesh, kapi kalane e Kardhiqit. Ali Pasha i nisur nga Libohova ku takoi motren e tij, me 10 000 ushtar te armatosur rende deri me topa anglez, i ra kalase se Kardhiqit ne menyre te papritur, lufta u ndez e ashper, rezistencen e drejtonte djali i atij qe kishte kryer krimin ndaj familjareve te Aliut. U vrane disa ushtar te Aliut, ai u nervozua se po pesonte humbje me shume se kishte pesuar ne pushtimin e kalase se Beratit, ndaj dha urdher te vendoseshin ne perdorim topat anglez duke vrare udheheqsin e rezistences dhe shkretuar fshatin. Pastaj Aliu u nise tek hani ne fushe ku ishte mbledhur banoret e Kardhiqit te mashtruar nga ai per gjoja nje drek qe do te hanin tek hani atje. Aliu i ekzekutoi me gjakftohtesi qe te gjithe, 600 burra te vrare. Ne fillim ai urdheroi komandantin e tij nje te ri nga Mirdita qe te kryente eleminimin e tyre, por ai per here te pare e refuzoi duke i thene:

“- Te me ndjeni Pashai im por ne jemi luftetar jo vrases, si mund ti vrase keta njerez te paarmatosur. Armatosi dhe te luftojme.”

Pashai u nervozua dhe urdheroi kryegardistin e vet, Thanas Vajen qe ti ekzekutonte te gjithe, kete operacion gjakesor ai do ta kryente bashke me birin e tij Myftar Beun. Kasapana ishte e llahtarshme. Pastaj Aliu vuri te gjithe grate dhe vajzat e fshatit perpara dhe i coj tek motra ne Libohove. Ajo dha urdher qe te cvishen te gjitha lakuriq dhe ti qethej koka grave dhe vajzave, me leshin e flokeve te tyre beri nje dyshek, mbi te cilin fjeti deri sa vdiq. Ndersa grate i lane te iknin maleve dhe skerkave. Shumica e tyre vdiq nga te ftohtet. Para se te largohej ai la nje shenim ne muret e hanin ku shpjegonte arsyet e masakres. Ndersa parine qe e kishte burgosur ne qelite e nenedheshme te kalase se Janines e vrau gjate nje inskenimi te nje arratisje nga burgu.
(Per ta shkruar me pak fjale kete histori eshte shfrytezuar libri i autorit Arben Kondi me titull “Vasiliqia e Ali Pashes”, shih nga faqa 159-172, Shtepia Botuese ILAR, Tirane 2018)

ALLAJBEU I PESHTANIT, STREHOI ARMIQTE E ALI PASHE TEPELENES.

Per shume banore te zones, eshte enigmatike ngritja e fshatit Malshove. Them fshatit por ne fakt sic e thame me siper ai ishte nje qytet i vertet atje rreze Tomorit pellazgjik. Ishte nje qytet i ngritur nga ish-banoret e Hormoves, armiqte e betuar te Ali Pashes, te cilet munden qe te shpetonin nga plumbi dhe thika e ushtareve te tij, duke u larguar ne drejtim te Beratit. Erdhen ne Berat per te kerkuar mbrojtjen e pashait te Beratit, krushkut te Aliut (Aliu i kishte mare te dy vajzat per djemte Myftarin dhe Veliun), Ibrahim Pashes. Keto ardhje duhet te kene filluar para se masakra ndaj ketyre fshatrave te kapte kulmin me shkretimin e tyre perfundimtar, pra para viteve 1800 dhe ka vazhduar deri ne vitet 1812 me djegjen e tyre. Pashai i siguroi mbrojtje ne fillim por pastaj i braktisi. Nje pjese e tyre u vendosen ne fshatin Vokopole afer Ures Vajgurore, kurse te tjeret ngelen ne mocalet e Uznoves ku filloi qe ti hanin mushkonjat dhe te shfaqeshin semundjet. Te braktisur nga pashai i Beratit, te zhgenjyer, te lodhur, dhe drobitur nga rruga, semundjet dhe lufta. Ashtu i gjeti Allajbeu i Peshtanit. Allajbeu vendosi qe t’iu shiste nje pjese te “Timarit” te tij qe shtrihej nga Peshtani ne Hoxhaj, Drenove, Vertop, Fushe Peshtan dhe afer Kapinoves. Toka qe ai vendosi t’iu jepte ndodhej mbi lagjen Belice ne Malshove, nje pllaje te tere. Kufiri ndares ishte Lumi i Drenoves. Askush nuk i strehonte keta fatkeqe ne ate kohe sepse i druheshin ndonje raprezalje dhe ekspedite ndeshkimore te Aliut. Me tu vendosur ne Malshove, brenda pak vitesh ata ia ndryshuan faqen vendit. Ndertuan kater kisha (Kishen e “Shen Merise” ose Katedralen muret e te ciles kane ekzistuar deri ne vitet 1990 ndersa me vone jane demtuar nga kerkuesit e “semure” te etheve te arit. Si dhe kishat e Shen Kristoforit, dhe Shen Kananit), ndertuan rruge te gjera me kalldrem, ndertuan shtepit me te bukura. Por miqesia me Allajbeun nuk zgjati shume. Konflikti filloi per nje cope toke afer lumit te Drenoves ku ndodheshin disa ullinje. Puna shkoi deri aty sa palet kercenonin njera-tjetren, nuk dihet per te vrare por Allajbeu filloi mbante nje roje me vehte, ai ishte nje “Arap”. Malshovitet gjeten rrugen, manovruan dhe e takuan “Arapin” duke e paguar me shume florinje, duke e kompromentuar i kerkuan qe te ekzekutonte dhe eleminonte, Allajbeun, mikun e tyre te dikurshem. Roja personale, e mori dhuraten por ne nje cast dobesie i tregoj Allajbeut se si kishte vepruar, ndersa ky ne gjaknxehtesi e siper i preu koken duke e hedhur ne nje puse. Nuk kaluan shume dhe palet e gjeten gjuhen e perbashket. I vetmi qe e pesoj nga ky konflikt ishte “Arapi”. Ndersa Malshovitet ndertonin fshatin e tyre, benin tregti ne Malshove, Berat dhe me gjere. Allajbeu i Peshtanit shkoje ne shkolle ne Stamboll per oficer. Me te mbaruar shkollen mori graden “Allajbe” qe do te thote Kolonel. Nje gojdhene thote se: Sulltani donte ta dergonte per te shtypur nje kryengritje ne Ballkan por ai refuzoi, atehere ai dha urdher qe te turturohej duke e futur ne nje dhome ku ishin dy koshere me blete. Helmi i bleteve nuk e vrau dote, ai mundi te dal i gjalle nga qelia duke shkuar tek nje doktor por dhe aty dora e qeverise ishte e gjate. Doktori e helmoi. Keshtu vdiq Allajbeu i Peshtanit, personi qe guxoi te strehonte armiqte e Ali Pash Tepelenes, si dhe te kundershtonte urdherat e Sulltanit per te shtypur kryengritjen e popujve te tjere qe luftonin per liri. Per ndere te tij sot kete mbiemer e mbane nje pjese e fshatit. Pas vdekjes se tij ne Stamboll prona e tij “Timari” u coptua midis bejlereve te Kapinoves. Te cilet zbriten ne Fushe Peshtan dhe Gradishte. Nje variant tjeter i shkakut te ekzekutimit te tij, na e tregon banori i zones Nj. Dervishi. Allajbeu u thirre ne Stamboll tek autoritetet per arsye sepse nuk po paguante detyrimet qe i kishte osmaneve si takse per pasurine (xhelepin). Dhe ketu gjate nje kombinacioni u vra.

(Mare nga kujtimet e R. Dervishit dhe Nj. Dervishi. Per me shume shih shkrimin “PESHTANI, FSHATI I PRINCERVE TE MYZEQESE” botuar nga Besim Dervishi, ne Portalin Dodona-News.Net, ne 29 Shtator 2019).

Keshtu lindi Malshova, fshati i rilindasit Jani Vruho. U zgjata pak me kete histori, sepse disa studiues sot ende nuk e dine te verteten e themelimit te kesaj qendre te rendesishme qytetare, prej viteve 1800 dhe deri ne mesin e viteve 1900. Kjo eshte e verteta e ngritjes se Malshoves dhe banoreve te saj.

Topinimi “Malshova” dikur eshte pandehur sllavishte,bile ne kohen e mbreterise se Zogut, ne kuader te zvendesimit te emrave sllav me emra shqiptar. Malshoves i eshte vendosur nje emer tjeter. Por ne fakt nga studimet tona ky emer rezulton shqip. Malshova mund te vij dhe nga fjala “Malsheshe” pra sheshe ne maj te malit, nga kqyrja ne terren, ky fshat ndodhej ne nje pllaje afer nje kodre, e cila ishte ngjitur me Tomorin madheshtor. Por ky emertim mund te vij dhe nga fjala “Malshohe”, pra vendi nga ku shihet mali, (per me teper shih fjalorin Shqip-Shqip).

Malshovitet ndertuan nje qytet te bukur ne fare pak kohe. Me kisha, shtepi, dyqane ujsjelles. Bile ata rrahen emigracionin dhe nga parat e fituara investuan ne Berat, duke ndertuar hotele deri centralin elektrik. Ende dhe sot ne Berat permendet thenia e dikurshme se:

“Nese Berati prishet nuk ka asnje problem se e ndreqin dhe rindertojne malshovitet, por nese shkaterrohet dhe zhduket Malshova nuk ka se kush ta rindertoi as Beratin as vete Malshoven”.

Dhe ne fakt Malshova ka njohur demtime te renda gjate Luftes se Pare Botrore, ku gjate betejes midis Austro-Hungarezve dhe Italianeve u shkaterruan dy kisha dhe u vrane dy banore nga bombardimet austriake.

Kur permendet fshati Malshove. Disa menjeher permendin fjalen “Florinje”. Fshati identifikohet me thesare dhe florinje te fshehur nga banoret e larguar. Por ne fakt florinjte e vertet te saj kane qene banoret e malshoves dhe ne vecanti rilindasit Jani Vruho, Spiro Papa e te tjere. Pas hapjes se Shqiperise ne 1990 ne fshatin e braktisur erdhen banore te larguar qe germonin tokat, thote banori i moshuar H. Ibro, i cili njerin prej tyre e ka pare vete ne ato vite.

Jani Vruho lindi gati ne mesin e viteve 1800 ( ne vitin 1863) vite kur pena rilindase po perpiqej te griste erresiren e zeze gjashte shekullore te osmaneve.
Pervec ndertimeve qe permendem mesiper si kisha, rruge dhe te tjera ne Malshove u ngrite dhe nje shkolle. Ne zonen e Nahijes se Tomorit, shkolla e pare eshte hapur ne fshatin Malshove nga rilindasi Jani Vruho ne vitin 1884 ( 3 vjet para shkolles se Korces, ketu dua te kundershtoj Antonio Baldacin, italianin e famshem i cili ka vizituar zonen ne fund te viteve 1800 dhe ku ne librin e tij shprehet se ne kete zone nuk kishte asnje shkolle). Shkolla ishte greqishte per shkake se osmanet nuk e lejonin perhapjen e gjuhes shqipe, por Vruho iu mesonte femijeve fshehurazi shqip. Pas ikjes se Jani Vruhos ne Egjipt, vend ne te cilin hapi nje resorant dhe dy gazeta te cilat propogandonin shqiptarizmen. Shkolla u mbyll per tu rihapur me vone pas viteve 1900 nga Spiro Papaj dhe Kaliopi Papaj. Ne kete vend lindi Jani Vruho, prane malit Tomorit dhe afer lumit te Osumit, Apsusit antik.

Nuk dihen rrethanat e largimit te tij per ne Egjipt. Ndonse disa studiues japin si shkake nje hasmeri te ndodhur midis familjes se tij dhe nje familje ne nje fshat fqinje. Per shkak te saj ai detyrohet te shkoje ne Egjipt, vend ku ishin vendosur disa bashkefshatar te tij.

Sipas historianit dhe studiuesit Robert Elsie ( Shih “A Biographical Dictionary of Albanian History”, Robert Elsie, faqet 478- 479), Jani Vruho ka lindur ne zonen e Vertopit ne vitin 1861 ose ne 1863, ai ne rinin e tij u vendos ne El Fajum ne Egjiptin e Siperm ku dhe shpenzoi kohet me te madhe nga jeta e tij. Ne fillim publikoi dhe botoi shume shkrime dhe artikuj ne mbrojtje te ceshtjes shqiptare ne dy gazetat qe publikonte Kristo Luarasi ne Sofje te Bullgarise, ne “Kalendari Kombetar dhe “Liria e Shqiperise”. Ne 31 Mars 1911 ai shkruante ne gazeten “Liria e Shqiperise”:

“… Nga te gjitha rreziqet te cilat rrethojne Shqiperine sot, ne e shohim shpetimin vetem tek nje gje; tek leximi dhe shkrimi i gjuhes shqipe nga populli dhe te rinjte. Kur rinia do te kete mesuar te lexoj dhe shkruaj gjuhen tone. Vetem pas kesaj mund te themi se Shqiperia ka shpetuar nga ato shtete te cilat kerkojne shkaterrimin e saj…”

Ne vitin 1907, Jani Vruho publikoi gazeten satirike “Shkopi”. Ne krye te saj shkruante “”KUSH TE DOJE SA TE DOJE”. Kete gazet e publikoj me Thanas Tashkon nga Korca. Gazeta u publikua ne dy gjuhe ne shqip dhe greqishte ne Kajro dhe ne 1908 filloi te ndahej ne komunitetin shqiptar. Per shkake se te dy keta patriot kishin rene ne sy te agjenteve antishqiptar qe i ndiqnin, ata perdornin pseudonime. jani Vruho perdorte pseudonimin “RUBIKONI”, ndersa Thanas Tashko perdorte pseudonimin “Dora”. Ne 1909 Jani Vruho nxori gazeten e dyte ne El Fajum, ate me emrin “Rrufeja”. Gjate kesaj kohe Vruho mundi qe me kursimet e mbledhura te hapte nje resorant dhe te ardhurat e nxjera ti investonte per ceshtjen kombetare.

Dergimi i Fan Nolit ne USA, per te ngritur shoqatat e para shqiptare dhe per te punuar per ceshtjen shqiptare atje. Jani Vruho dhe Thanas Tashko ishin dy ideatoret e ngritjes se lobit te pare shqiptar ne USA, dhe dy sponsorizueset e udhetimit te Fan Nolit.

Fan Noli ne vitin 1905 gjendej ne Egjipt ne Shibin- el-Kom, ku ishte vendosur qe prej vitit 1903 si mesues ne nje kishe. Por ne kete vite atij iu ofrua nje vend si mesues dhe psalt ne Fajum, pese ore larg me trene ne jug te Kajros. Ai konkuroi per kete vend dhe fitoi. Ne Fajum ai u njohe me dy pioneret entuziaste te ceshtjes kombetare. Thanas Tashko dhe Jani Vruho. Pronare te medhenj resorantesh, te cilet ishin duke botuar gazeten “Shkopi” gazet qe u mbyll ne 1909. Gazeta mbronte ceshtjen e pavarsise se Shqiperise dhe dilte falas. Me shpenzimet e Jani Vruhos dhe Thanas Tashkos u botua libri “Shqiperia, Cka qene, Ceshte dhe Cdo te Behet” e Sami Frasherit te cilin e perktheu Noli. Arsyeja e botimit te ketij libri ishte se nje pjese e shqiptareve kishin mesuar ne shkollat greke dhe kishin me te lehte te lexonin greqisht se sa gjuhen e nenes. Vruho dhe Tashko keshilluan Nolin te shkonte ne USA per te organizuar emigrantet shqiptar. Ata i premtuan se do ti paguanin shpenzimet e udhetimit. Fan Noli pranoi dhe u be gati te ikte ne Amerike. U vendos te qendronte ne “Xhejmstaun” te Nju Jorkut sepse ne 1905 atje ishte krijuar shoqeria “Malli i Memedheut”, nga Petro Luarasi. Vec kesaj nenkryetari i shoqerise , Vani Karameta, dhe arketari Vani Vangjeli kishin punuar ne resorantin e tyre ne Fajum. Ata ishin te sigurte se dy djemt e tyre do ta ndihmonin Fan Nolin te fillonte misionin e tij ne SHBA. Ne keto dite Fan Nolit iu be nje propozim per martese nga nje vajze shume e bukur me emrin Kasandra. Por vendimi ishte mare, sipas dy sponsorizuesve te tij ai nuk duhet te martohej por duhet ti kushtohej ceshtjes shqiptare. Tashko dhe Vruho mendonin se ai duhet te shpetohej per ceshtjen shqiptare. I shtyre nga Vruho dhe Tashko Fan Noli gjate nje mbledhje i paraqet dorheqjen administrates se shkolles ku jepte mesim. Dy dite me pas ai u nise per ne Aleksandri. Mori vaporin e pare per ne Napoli. Dhe prej andej hipi ne nje vapor gjerman per ne Amerike, Nju Jork. Eshte zakon ne Shqiperi qe mos te flene naten para largimit te nje pjestari te familjes per udhetim te gjate, Arsye eshte se nuk mund ta shikojne perseri njeriun e tyre te dashur. Ata duan ta shikojne ate sa me shume qe te jete e mundur. Vruho dhe Tashko i bene nje shoqeri gjithe naten Fan Nolit. Ata e kaluan gjithe naten duke diskutuar rreth shpresave te tyre per nje Shqiperi te lire, per formen e Qeverise se ardheshme, per kufijte, fqinjet armiqesor, zhvillimet ekonomike, per cdo gje, ashtu si e enderronin ata. Heret ne mengjese Fan Noli u la miqeve te tij lamtumiren. Me te vertet Lamtumiren. Ata nuk u takuan me kurre!
( Per kete material eshte shfrytezuar libri “Fan S Noli” Vepra II, Botimet Dudaj, Tirane 2003, zgjedhur dhe pergatitur nga prof Nasho Jorgaqi, faqet 295-298).

Me te mberritur ne Nju Jork, Noli iu dergoi leter dy sponsorizuesve te tij te cilet i kishin hequr shpenzimet e udhetimit dhe paguar pashaporten.

Jani Vruho radhitet nje nder publicistet me te mire shqiptar perkrahe Fan Nolit, Shahin Kolonjes, Mihal Gramenos, Asdrenit e te tjereve. Jani Vruho ka dhene nje kontribut te madh per ceshtjen shqiptare.
Jani Vruho dhe Thanas Tashko te cilet kishin ne pronesi resorante i vune te gjitha te ardhurat e fituara ne interes te ceshtjes kombetare (ashtu sic e thame edhe me larte ku nje fakt eshte ai i nxjeres se disa gazetave falas dhe i sponsorizimit te udhetimit te Fan Nolit ne SHBA).
Jani Vruho luajti rolin e bashkimit edhe ndermjet patrioteve dhe shqiptarve, ku shpesh here ne skene dilnin polemika.
Fan Noli ka patur nje polemik ne shtyp me rilindasin tjeter Aleksander Xhuvani. Menjeher Jani Vruho dhe Thanas Tashko e keshilluan qe te nderpriste polemikat e kota me Xhuvanin. Por Noli botoi nje shkrim ne gazeten “Dielli” me titull “Misteret e Profesor Xhuvanit” artikull qe i acaroi mardheniet ndermjet tyre. Menjeher Vruho dhe Tashko u vune ne levizje duke organizuar nje takim ne Bukuresht te Nolit dhe Xhuvanit ne Nentor te vitit 1911. Pas ketij takimi mosmarrveshjet midis tyre u sheshuan. I tille ishte Jani Vruho.
( Shih librin ” Rron, or rron dhe nuk vdes Shqiptari: pjesë të zgjedhura nga publicistika dhe letërkëmbimi i Fan Nolit” botuar ne Tirane, 1976).

Jani Vruho vazhdoi te shkruaj publicistike edhe pas shpalljes se pavarsise. Publicistika e tij ishte e shendoshe, por pena e tij e holle shkaktoi dhe shume pakenaqesi sidomos pas vitit 1924, vite qe ai kishte deshire te kthehej ne Shqiperi por iu ndalua nga autoritetet me preteksin se ishte mik i Fan Nolit. Programi i Thanas Tashkos dhe Jani Vruhos u realizua ne USA nga Fan Noli i cili pas shume perpjekjesh themeloi Kishen Autoqefale Shqiptare, bashkoi shqiptaret dhe formoi shoqerin VATRA. Programi i Jani Vruhos ende rrone dhe sot dhe eshte detyra e cdo shqiptari per ta cuar me tutje. Jani Vruho vdiq ne Egjipt ne vitin 1931. Ne vitin 1945 u hap shkolla fillore ne fshatin Vertop ku mesonin shume nxenes te zones, se ciles iu vendos emri i patriotit Jani Vruho. Sot emrin Jani Vruho ka nje lagje ne Berat dhe nje shkolle.