INTIMIDIMI NGA POLITIKA! – Besim Dervishi

Politika gati tridhjet vjecare eshte munduar qe te perdori metoda dhe menyra teatrale dhe aktoriale (metoda qe jane perdorur dhe nga diktatoret me te eger qe ka njohur rruzulli tokesor) per te sugjestionuar ( cuarja drejte nje gjendje enderrimtare) qytetaret dhe votuesit. Nje nder keto eshte dhe perdorimi i fjaleve te huaja, fjaleve “bombastike”, fjaleve te ashtequajtura “madheshtore” prej te cilave ata mendojne se do tju japin nje fuqi supermacie mbi qytetaret dhe votuesit. Perdorimi i fjaleve te medha behet dhe per nje arsye tjeter, per te coroditur qytetaret e thjeshte, per mos te kuptuar asgje nga premtimet elektorale, ose per te mare pozat e nje lideri me nje mendesi evropiane apo edhe me tej, nje lideri global. Pervec kesaj perdorimi i fjaleve gjoja te medha eshte nje deformim i gjuhes se bukur shqipe. Te gjitha keto me kujtojne nje tregim te gazetarit veteran Niko Nikolla permendur ne librin e tij me Novela dhe Tregime “HOMO BALCANICUS” botuar nga Toena, Tirane 2014. Ne faqen 200 deri ne 203 ne tregimin me titull “FERMERET E SHTOGUT DEBATOJNE PER ATOMIN”.

“…Me pak fjal, njerin e caktojne nenepunes te Gjendjes Civile ne Komunen e Shtogut. Ai pasi i falenderon per detyren qe i ngarkuan, iu thote atyre qe i komunikuan urdherin per te mare kete detyre se; nuk ka njohuri fare nga fusha gjendjes civile. Nuk ka nevoj te kesh njohuri, ia kthen nje epror se se shpejti do te vijne specialiste nga Evropa per asistence teknike.
Kur zyrtari i ri priste ta lajmeronin per te marre asistencen teknike, ne Shtog i vjen nje shoke i vjeter i cili ishte specializuar ne Evrope ne fushen atomike. Pasi u cmallen me shokun duke permendur kujtimet e vegjelise ai i bene nje propozim.
-Me lindi nje ide qe do te ngreje prestigjin tend ne syte e tere komunarve te Shtogut, – i thote ai.
-Po si do me ndihmosh?- e pyet zyrtari i ri.
-Fare bukur,- vazhdoi shkencetari.- Ja konkretishte: une them te organizojme nje debat shkencor per energjin atomike dhe perdorimin e saj ne bujqesi.
Dhe keshtu thirren gjithe fermeret e Shtogur ne nje mbremje per t’iu folur per problemin e atomit dhe perdorimit te tij ne bujqesi. Te gjithe ishin veshur me rroba te shtrenjta. Salla u mbush plote. Pastaj kryeplaku e prezantoi profesorin e ri para salles se mbushur si asnjeher tjeter. Keshti Inxhinieri i ri filloi te flase per perdorimin e energjise atomike ne bujqesi. Profesori filloi te fliste per molekulat, elektronet, protonet per qendren e rendeses se tyre. Per energjin e madhe qe clirojne.
Pasi mbaroj ligjeraten e tij profesori. Pyeti sallen se a e kishin te qarte. Disa fermere thane me gjysem zeri po. Ndersa ne fund u hodhe nje fermer i cili me ndrojtje tha:
-Te lumte goja profesor po une s’mora vesh ku e si do na hyje ne pune?

Te gjithe nuk folen derisa nderhyri zyrtari i ri i Gjendjes Civile duke ju thene se do e shpjegonte ai me fjal popullore kete pune.
Kemi aren. Tani aren e lerojme me qe. D.m.th. qete para dhe fermeri pas duke ndejtur me hosten ne dore duke i ngasur hajs, hajs. Pra me kete atomin zoti profesor, thote se fermeri s’ka nevoje te bertase hajs, hajs, gjithe diten,por i ve pak kaut prapa nga ajo qe quhet atom dhe qete verr. Per nje dekik e lerojne aren……” ( shenimi im; Tregimi eshte mare me shkurtime duke mos u permendur fjal per fjal)

Politika perdore fjal te medha para masave per tu dukur sa me frojdiane. Fjal si “Cirikostancat”, “Inkandeshente”, “Intimidim” (fjal qe kohet e fundit ka hyre ne mase) tregojne jo zgjuarsi apo dituri, por varferi gjuhesore dhe mitomani. Politika jone eshte kthyer ne nje politik mitomane. Nje politik qe qytetaret i konsideron skllever te gjuhes se saj joproduktive. Ky mision i saj do te deshtoi shume shpejte. Ne na duhet nje politik qe te flasin paster dhe qarte. Te flasin me zemer te hapur. Fjalori “madheshtor” tregon varferi intelekti. Flisni qarte ju lutem! Mendjehapurit nuk iu kuptojne!

REFERENCE!

1) Pjesa eshte mare nga Libri Novela dhe Tregime “HOMO BALCANICUS” botuar nga Toena, Tirane 2014, autori Niko Nikolla. Ne faqen 200 deri ne 203 ne tregimin me titull “FERMERET E SHTOGUT DEBATOJNE PER ATOMIN”.