GURI NE TOMOR ME SIMBOLIN E SHQIPONJES DHE DIELLIT – Nga: Besim Dervishi

Rendesia e ketij guri te gjetur ne fshatin Perisnak ne pjesen veriore te malit te Tomorit, eshte shume e madhe. Per kete arsye po i rikthehemi edhe njeher per ta sqaruar per te gjithe skeptiket. Po perse ky gure ka rendesi?

Simbolet e Dodones kane qene tre: Shqiponja, Lisi dhe Dielli. Ne te pakten tre vende Shqiponja eshte gjetur krahas simbolit te Lisit. Nje shqiponje e tille eshte gjetur ne Kuc te Vlores ne vitin 1974 nga studiuesi Rrok Zojzi (ku tre gjethet e lisit ishin ne gjoksin e saj). Nje Shqiponje tjeter eshte gjetur ne vitin 1989 ne Durres gjate hapjes se themeleve te nje pallati ( ku gjethet dhe lenda e lisit zbukuronin bazamentin mbi te cilin ishte vendosur kjo shqiponje), kjo shqiponje eshte dokumentuar ne nje shkrim te zotit Moikom Zeqo, dhe mendohet edhe nje shqiponje tjeter ne Cuken e Tomorit e cila permendet shkarazi nga studiuesi Ramadan Sokoli. Te tre shqiponjat e gjetura nuk jane ruajtur. Nje “dore” eshte kujdesur per zhdukjen e tyre. Sepse keto artifakte kishin simbole te fuqishme te cilat sic thame e permbysnin mitin e hedhur nga disa pseudostudiues te huaj dhe ndonje vendas se simbolin e Shqiponjes me dy koka e kemi marre nga Bizanti. Gjetja e ketyre artifakteve ne te cilat gjenden keto simbole e hedhin poshte teorin e pseudohistorianeve dhe e cojne historine e saj thelle ne shekuj.

Por le te sqarojme edhe njeher gurin e gjetur ne Tomor.

Ne veri te Tomorrit ne nje banese te vjeter gjenden disa gure me shenja misterioze. Nga biseda me banoret e zones rezulton se keta gure dikur jane mare nga nje ndertese 300 vjecare. Nga do kene ardhur ata gure misterioz aty? Sipas deshmive te banorve te zones por dhe vete te zotit te shtepise jo shume larg eshte nje vend misterioz i quajtur “Beja”. Nga ky vende here pas here raportohet te kene dal kollona, statuja dhe artifakte te tjera. Afer Bejes ndodhet dhe vendi i cili thirret me emrin “Qyteti” ku ka rrenoja te shumta me gure ciklopik dhe prane eshte Kalaja madheshtore e Tomorrit. Sipas shpjegimeve qe na tregon pronari i baneses, keta gure jane mare pikerishte nga ky territor para shume vitesh. Pervec pemes se jete ku dukshem shfaqet simboli i lisit, lules se jete, diellit, peshkut. Ne nje nga guret eshte nje shqiponj brenda nje rrethi. Shqiponja vete eshte simbol i Dodones dhe Pellazgo- Iliro- Shqipetarve. Shqiponja eshte me krah hapur brenda rrethit dhe duket si ne fluturim. Por rrethi vete cfar perfaqson? Rrethi vete perfaqson simbolin e Diellit. Dielli si simbol eshte njohur dhe ne kristianizem ku ai personifikonte produktivitetit. Ne shkrimin me titull “Nga Tomorri i Beratit ne Tomorrin e Janines” te etnologut Prof. Ramadan Sokoli, publikuar nga Lazer dhe Jozef Radi midis te tjerave thuhet se: Ne treven e Beratit ne kete perle etnokulturore te Shqiperise, rreze Malit Tomorr, mendohet se aty ishte nje faltore perkushtuar Zeus- Diellit, pikerisht aty ne seline e Hyjnive. Ne ate mjedise rronin murgj te lashtesise. Me kalimin e kohes ai tempull pagane u shnderrua ne faltore te Krishtere dhe pastaj perfundoi ne Teqe Bektashjane. Sipas tradites se lashte vinin aty besimtare dhe blatonin therore.
Kjo tradit u trashegua nga kultet e lashta brez pas brezi dhe arriti deri ne kohen tone…” Sipas autorit Manly P. Hall ne librin me titull ” The Secret Teachings of All Ages” botuar ne vitin 1928 midis te tjerave thuhet se: Dielli eshte percaktuar nga astrologet e lashte si trupi qiellor me suprem mes te gjithe trupave qiellore te dukshem. Ndaj ai u be simbol i autoritetit suprem te vete krijuesit. Tek shume popuj si ata Egjiptian por dhe pellazgo- iliret, simboli i diellit eshte simbol i pavdeksise. Ndersa ai perendon cdo mbremje, ai rilind apo ringjallet perseri ne mengjes.
Shume studiues e lidhin Orakullin e Dodones me adhurimin e kultit te diellit pra me adhurimit e Zeusit vete mbretit te perendive.(Per me shume shih punimin tim “GURET E TOMORRIT PO FILLOJNE TE FLASIN. ADHURIMI I KULTIT TE LISIT OSE PEMES SE JETES NE TOMORR)

Ky gure ka shume rendesi sepse ne kete artifakt jane te vendosur bashke Zeusi (Dielli) dhe Shqiponja. Te dyja keto jane simbole te orakullit te Dodones.

REFERENCE

1) GURET E TOMORRIT PO FILLOJNE TE FLASIN. ADHURIMI I KULTIT TE LISIT OSE PEMES SE JETES NE TOMORR, Besim Dervishi.

2) “Nga Tomorri i Beratit ne Tomorrin e Janines” te etnologut Prof. Ramadan Sokoli, publikuar nga Lazer dhe Jozef Radi.

3) ” The Secret Teachings of All Ages”, Manly P. Hall, USA, botuar ne vitin 1928

4) “HISTORIA E SIMBOLIT TONE KOMBETAR DHE DODONA PELLAZGJIKE – BESIM DERVISHI, botuar ne portalin “Dodonanews.net)

5) Pjese nga punimi me titull “Gjetje Rastesore ne Durres”, autori Moikom Zeqo,Iliria, 1989, faqet 254 dhe 258.

6) Ramadan Isuf SOKOLI “Gjeneza e Flamurit dhe Himni Kombëtar”

7) Ndihmoi me te dhena K. Kajo.

Ne forografi eshte guri i gjetur ne Tomor.

VINI RE!

Ndalohet riprodhimi i plot ose i pjeseshem i ketij punimi ne baze te Ligjit Nr. 35/2016, datë 31.3.2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to.