GURI I RENDE NE VENDIN E VET! – Besim DEVISHI (Poezi)

Guri rende nuk eshte me ne vendin e vet.
Toka u drodh, malet u drodhen, muri i kalase u vidhise
Guri u shkeput, u rrokullise, shkoj drejt e ne dete.
Dallga e mori, neper ujera tutje po e degdise.

Iku, “emigroi” guri i madh, guri i rende.
Guri i gdhendur me simbolin a lashte pagan.
Guri qe nuk e shkuli as gjylja e topit nga ky vend.
Guri i kalase qe sfidoi perandore, konsuj edhe sulltane.

Mbeten halicet, guralecet, mbeten edhe gure te tjere.
Mbeti dhe porta e madhe prej qemeri.
Mbeti nje faqe muri qe qendron dhe nuk mund te bjere.
Mbeti nje frengji nga ku futet nje rreze dielli.

Guri i rende iku, fluturoj, u largua.
Vendi i tij mbeti boshe, midis gureve te tjere.
Histori, legjende qe te ndodhi ty, me ndodhi mua.
Gure qe dallga me vehte neper bote i mere.

Gure qe mblidhen diku, ne vende te largeta.
Gure nga te cilet ndertohen ndertesa te reja dhe madheshtore.
Gure qe flasin, gure qe ecin, gure qe mbajne brenda dhimbje dhe balada.
Gure qe qajne per token ku linden, token Arberore.

MIchigan, USA, 01. 25. 2020. ora 6.02 PM. Besim Dervishi.

VINI RE!
Ndalohet riprodhimi i plot ose i pjeseshem i kesaj poezie ne baze te Ligjit Nr. 35/2016, datë 31.3.2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to.