GJYKATESIT DHE PROKURORET QE U BENE POLITIKANE – Nga: BESIM DERVISHI

“Sipas mendimit tim, gjykatesit dhe prokuroret nuk duhet të merren kurrë me politikë, ose te zgjidhen si deputet ne parlament. Për shkak se ata janë trajnuar, pregatitur ne nje fushe tjeter qe nuk ka lidhje me politiken dhe përfaqësimin. Kjo është arsyeja pse ish prokuroret dhe ish gjykatesit qe kalojne ne politike, janë politikanë shumë të këqij….”

/ P. Davigo, Presidenti i seksionit penal te gjykates se larte italiane./

 

 

Parlamentet e viteve 1991, 1992, 1996 por dhe ai i vitit te jashtezakonshem 1997 ishin parlamente ku binin ne sy individ qe vinin nga radhet e forcave te armatosura, nga fusha akademike, profesione te tjera si agranom, veteriner, mjek, sociolog, historian e te tjere. Ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2001 ( edhe ne zgjedhjet e mevonshme si ato te 2005, 2009, 2013 dhe 2017) per here te pare u vu re nje fenomen. Partite e medha politike paraqiten si kantidat per deputet, persona qe vinin nga radhet e sistemit te drejtesise si gjykates, prokuror por edhe nga radhet e agjencive te tjera te zbatimit te ligjit si nga radhet e Ministria se Brendshme dhe te Financave (Drejtora Policie, Drejtora Dogane) te cilet dal  ngadal po shnderroheshin ne biznesmen ndertimi, turizmi e te tjera. Cfare kishte ndodhur? Kush ishin keta magjistrate, drejtora policie dhe drejtora dogane? Cfare suksesi kishin patur ish-prokuroret dhe ish-gjykatesit ne luften ndaj krimit te organizuar, qe politika po i fuste me nje shpejtesi te cudicme  ne radhet e saj?

Asnje merite!

Pas vitit 2001 S. Berisha, F. Nano, I.Meta, E. Rama kantiduan për deputet të ashtëquajtur “persona të fortë”, ish- Drejtora Policie, ish- Drejtora Dogane, ish- Prokuror, ish- Gjykates.  Jemi deshmimtar se shume nga keta u zgjodhen deputet dhe deri ne drejtues te pushtetit vendor. Disa moren edhe detyra politike brenda partive te tyre protektore.  Ne te kaluaren e tyre nuk  shihej asnje rendiment ose produktivitet  ne luften ndaj krimit te organizuar apo mafio-politikes. Disa per shkake te detyres  qe kishin patur dhe favoreve qe kishin bere, kishin krijuar nje fare “reputacioni” ne zonat te vecanta te cilin mendonin qe ta kthenin ne favor te partise se tyre per te mbushur hambarin e votave ne zgjedhje. Disa te tjere kishin lidhje te fuqishme me qarqet e bizneso-politikes. Por asnjeri nuk kishte nje te kaluar te ndricme ne sistemin e drejtesise.  Gjate tridhjet vjeteve demokraci ne vendin tone kane munguar idealistet e modelit  Chinici- Falko-Borselino, por edhe te atyre qe munden te mbijetonin si Kaponeto- Di Pietro- Di Mateo e te te tjere.

Edhe në vende demokratike ka ndodhur që një ish gjyqtar të kaloj në politik. Si ish Kryeprokurori i New York-ut  i madhi Rudi Xhuliani, ideatori i operacionit “Pizza Conections” operacion qe shpartalloj   Cosa Nostra-n amerikane, ish- prokurori Tomas Lui tre herë senator, ish- gjyqtari Di Pietro ideatori i operacionit “Tangetopoli”, operacion i cili rrenoj sistemin e kalbur politik Italian duke shpartalluar partite e medha te cilat u dokumentuan se kishin lidhje me mafio-politiken. Por nëse në Shqiperi punonjesit e drejtesisë u emeruan ne poste te larta drejtuese si shperblim per suportin që i kishin dhënë politikës. Ne Itali dhe USA, Tomas Lui, Xhuliano dhe Di Pietro ishin ideator të një levizje e cila synonte moralizimin e politikes, këtë radhë duke marre pjesë brënda saj dhe kishte si qëllim final futjen në burg të amoralve në politik.

E pra magjistratet tane te cilet u futen ne politike nuk kishin qellim moralizimin e politikes nga brenda saj por marien e  shperblimit per nderet qe i kishin bere politikes. Dosjet e shumta dhe skandalet e mbyllura, favoret  dhe emerimet, pranimet e reja ne Shkollen e Magjistratures, vendimet pasurore e te tjera. Shqipetaret jane deshmimtar te gjalle, te ketyre skandaleve disa prej te cilave jane publikuar ne median e shkruar dhe audiovizive. Por dhe mbylljen e tyre ne menyre te turpeshme nga gjykatesit dhe prokuroret.

 

Se perse nje gjykates dhe prokurore nuk duhet te marin pjese ne politike. Na e tregon dhe  ish- gjykatesi italian Rosario Angelo Livatino, i cili eshte ekzekutuar  nga mafia më 21 Shtator 1990 pasi nuk pranoj të korruptohej nga pushteti i mafio-politikes. Ja se si thote ai

 

 

“Në qoftë se një gjykatës mendon se do të ishte më mirë dhe më e përshtatëshme për të që të heqë dorë nga gjyqtarë dhe të marrin pjesë në gara elektorale si kandidat i partive politike. Ose në qoftë se ai mendonë se vendi i tij në Parlament, i jepë më shumë prestigj, fuqi dhe rëndësi se zyra e gjyqtarit. Ai gjyqtar me dorëheqjen nga gjyqësori ka bërë një zgjedhje të pakthyeshme. Ai gjyqtar shihet pastër që ka qënë vegël e sistemit të korruptuar politik….”

 

Kjo tem (kalimi i gjykatesve dhe prokuroreve ne politik) ka hapur debate dhe ne vende te tjera. Kundershtari i ketij kalimi eshte P. Davigo, Presidenti i seksionit penal te gjykates se larte italiane. Ja si thote ai midis te tjerave:

 

“…Pjesmarrja e gjykatesve dhe prokurorve ne politike eshte gabim. Nje politikan zgjidhet per te perfaqesuar popullin. Pra kriter eshte zgjedhja pastaj vjen perfaqesimi. Nje profesionist kriter ka kopetencen. Pershembull nuk mund te votojme (zgjedhim me votim) nje mjek (doktor) qe ky te operoj njerezit. Gjykatesit dhe prokuroret nuk duhet të merren kurrë me politikë, ose te zgjidhen si deputet ne parlament. Për shkak se ata janë trajnuar, pregatitur ne nje fushe tjeter qe nuk ka lidhje me politiken dhe përfaqësimin. Kjo është arsyeja pse ish prokuroret dhe ish gjykatesit qe kalojne ne politike, janë politikanë shumë të këqij….”

 

Pjesmarrja e magjistrateve shqiptar ne politik, por dhe ne kontrollin e resurseve kombetare,  berja pjese  ne jeten e luksit, duke u bere pjese e te mirave materiale qe te jep pushteti politik, fuqia e te qenit vendimarres, tregon edhe njeher se sa i pavarur ka qene dhe eshte ky sistem.  Edhe  ne vende te tjera ka ndodhur qe politika te josh magjistrate, ne disa raste ja ka dale por ne disa ka fituar profesionalizmi mbi korruptimin politik. Rasti i funidt eshte gjykatesi italian Piercamillo Davigo i cili refuzoi me perbuzje dhe ne menyre publike ftesen qe i beri politika per te hyre brenda saj. Valle a ka te tille magjistrate ne Shqiperi? Magjistratura, sistemi i drejtesise ne shumicen e rasteve duhet te kete ne banken e te akuzuareve njerez me pushtet politik, te cilet jane dhe abuzuesit me te medhenj te pushtetit, por ne shumicen e rasteve dhe kriminel te nje profili te larte, i atyre qe kriminologu amerikan Edwin Swtherland e ka quajtur me emrin “Kriminaliteti i Jakave te Bardha”. Ndaj  braktisja e zyres se gjykatesit per tu bere pjese e ketij sistemi dhe e ketij pushteti flet shume.  Reforma mund te kete. Por a ka reform qe te nderroj karakterin, mentalitetin dhe te keqen qe ka hedhur rrenje ne shpirtin dhe mendjen  e disa individeve me pushtet?