FLAKA!- BESIM DERVISHI (Poezi)

Keni kapur ndonjeher xixellonja,
neteve te veres ne fshate?
Keni rendur pas dritezes se tyre,
ne rrugicen e ngushte neper nate?

Keni ndjekur ndonjeher diellin,
nga lindja deri ne perendim?
Me sy keni pare nga qielli,
lejleket ne shtegetim?

Keni pare ndonjeher yllin,
yllin e ndricem polar?
Te plote e keni pare ndonjeher henen,
ne dimrat me bore dhe acar?

Keni pare ndonjeher si ndizet zjarri,
me masat strall dhe eshke?
Keni pare ndonjeher si rrufeja djeg lisin,
lisin e madh ne bjeshke?

Keni pare ndonjeher si merr flake kashta,
ne qeshor, ne lem, ne kavalet?
Keni pare si shuhet zjarri ne mal,
prej shiut, rrebeshit, nga rreket?

Keni pare ndonjeher hirin,
ne mbremje vone ne oxhak?
Keni pare ndonjeher zemer,
Qe digjet, kullon dhe rrjedh gjake?

SQARIM!

Ndalohet riprodhimi i plot ose i pjeseshem i kesaj poezie ne baze te Ligjit Nr. 35/2016, datë 31.3.2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to.