ENDERR E VRARE – Tregim nga BESIM DERVISHI

 

 

 

 

Nje ere e forte kishte disa ore qe po frynte neper qytet.  Grimcat e pluhurit ngriheshin ne ajer dhe pasi vertiteshin ne atmosfere si elektrone te lira,  perplaseshin neper ndertesat e qytetin duke mbushur parvazet e dritareve, ballkonet hyrjet dhe shkallet e pallateve me kokerriza rere dhe dheu. Bashke me to era merte ne ajer cfare te gjende perpara, plasmase, letra, kartona ambalazhi si dhe copa gazetash qe ato vite ishin shtuar neper rruget e qyteteve. Ne ajer vertiteshin si zogje te plagosur copa nga  gazetat partiake me emra te vjeter por dhe emra te rinje,  “Zeri i Popullit”, “Rilindja Demokratike”, “Republika”, si dhe gazeta me lloj- lloj emrash te cudicme qe kishin mbire ashtu papritur sic mbijne kerpudhat mengjeseve pas neteve me shi te furishem, neper ara dhe ledhe. Dhe gjithmone pas shiut ishte pjesa me e bukur. Banoret pasi i verenin nga dritaret vertiteshin me shporta per te mbledhur kerpudhat,  per te mare ato jo helmuese. Kishte banore qe i njihnin ato, disa nga barku i tyre, disa prej lekures. Keshtu qe ata zgjidhnin ato qe ishin vertet te ngreneshme, por kishte dhe ndonje qe nuk i njihte duke mbledhur padashje helmueset. Atehere shendeti i tyre ishte ne rrezik. Keshtu ishte dhe shtypi, por jo vetem ai, edhe librat me poezi, proza, edhe romanet. Pasi ato te lexoheshin duhet te analizoheshin me kujdes dhe te merrej produkti jo helmues i shkrimit, ndersa helmuesen duhet ta hidhje tej me durim.

Bashke me gazetat politike kohet e fundit ne qytet ishin shfaqur dhe disa gazeta me femra lakuriq, me tituj qe me pare nuk ishin degjuar ndonjeher si “Eros”, “Erotika”, “Seks” e te tjera. Bile kishte edhe nga keto lloj gazetash me femra te zhveshura dhe gjysem te zhveshura te cilat fluturonin neper ajer nga  kjo ere e mallkuar. Njerzit per t’ju fshehur eres dhe pluhurit futeshin ku te mundeshin, ata me te moshuarit nuk dilnin nga shtepia, ndersa me te rinjte strukeshin ne ndonje bilardo apo lokal duke pire ndonje kafe apo pije alkolike.

Ne kineman e qytetin nje reklam lajmeronte se aty do te shfaqej nje film erotik pas ores 20.00. Ngjitur me ate ishite nje flete e trashe kartoni e ngjitur me tutkall pas nje kompesate te trashe e cila ishte mberthyer   me gozhde ne stenden e shkaterruar, mbi  te cilen shkruante se diten e neserme do te vinte kantidati per deputet zoti Bexhet Qysqia dhe se takimi do te mbahej ne kineman e qytetin ne oren 16.00. Banoret me te vjeter qendronin para fletes qe lajmeronte ardhjen e kantidatit per deputet, ndersa ne krahe te tyre te rinjte qendronin perball tabeles qe lajmeronte orarin e filmit erotik.

-Politik-erotike, -tha nje djal qe ishte midis tyre.

Por zjarr per zjarr ja kthehu nje burre i moshuar.

-Qe thuaj ti bire, dy profesionet me te vjetra jane kurvelliku dhe politika. Mire kane bere qe i kane vene prane e prane, – foli plaku ne ikje e siper duke degjuar pas kraheve te qeshurat e te rinjeve dhe te moshuarve njekohesishte.

………………………………………………………………………………………………….

 

Bexhet Qysqia me profesion inxhinier peshkimi por qe kohet e fundit ishte bere nje biznesmen i rendesishem ne ate vend, u rrutullua nga ana tjeter e krevatit, koka i rendonte pas shishes me vere qe kishte pire ate mbremje, hapi syte ne erresire dhe po mundohej te kujtonte se ku ishte? Pastaj me dore kerkoj telefonin celular neper rroba por nuk e gjeti dote. U mundua te ngrihej nga krevati por nje goditje si me thike i theri ne balle. Vuri duarte anash krevatit dhe ato i shkuan tek komodina mbi te cilen ishte telefoni. E mori ne dore dhe duke bere drite shkoje drejt celsit te drites elektrike ne mure. Ndezi driten dhe per nje moment ajo i vrau syte. Vetja ju duk si ujku ne erresire i cili papritur gjendet prane nje zjarri. Vuri doren para dhe per nje cast ngeli si i mpire. Pastaj hoqi doren ngadale nga syte dhe duke pare nga krevati vuri re nje femer pothuajse lakuriqe  e cila po flinte e shkujdesur. Per nje caste po vriste mendjen se cila ishte kjo femer, por befas ju kujtua se ishte e dashura e tij studente, Relsa. Me ate kishte ardhur ne ate qytet nje dite me pare dhe bashke me shoferin dhe truprojen e tij ishin strehuar tek ky motel per te kaluar naten. Ai kishte ardhur per te hapur fushaten elektorale ne kete qytet nga i cili ishte larguar dikur ne moshen tetembedhjet vjecare. Si sot i kujtohej ajo dite kur u largua per ne universitet, me nje valixhe prej druri, ndersa sot drejtonte nje perandori ekonomike dhe nese do te realizohej enderra e tij per deputet, do ndertonte dhe nje perandori politike. Truproja dhe shoferi flinin ne dhomen ngjitur, ndersa ai kishte fjetur me Relsen. Bexheti ishte i martuar, por gruja e tij me teper rrinte me vajzen studente ne Itali se sa ne Shqiperi. Kjo i kishte dhene mundesi Bexhetit qe te frekuentonte dhe vajza te reja te cilat ai i ndihmonte shpeshe here dhe nga ana financiare.  

-Gruaja eshte nje e keqe e domosdoshme, ndersa dashnorja nje e mire e domosdoshme, – foli duke qeshur me vehte.

Pastaj u nise drejt banjos. Vuri doren tek lavamani dhe ngriti koken para pasqyre, po rrudhej. Ishte 55 vjec dhe kur mendonte se gati po mbushte 60 i vinte inat. Ah sikur te kishte ndonje menyre qe te bente te mundur uljen e viteve. Njerzia cfare nuk ka shpikur, raketa, robote dhe lloj- lloj shpikjesh te tjera. Por per uljen e viteve nuk kane shpikur asnje lloj ilaci . Ah sa inat qe me vjen, po plakem. Keto po mendonte ndersa beri fytyren me shkum dhe pastaj filloj te rruhej. Nga dera degjoi zhurem. Relsa ishte ngritur. Do ta le ketu dhe kur te mbaroje takimin me elektoratin do te kthehem ta marre, tha me vehte. Hodhi syte nga dritarja dhe vuri re se po zbardhej.

 

………………………………………………………………………………………………………….

 

Tomorr Krasniqi kishte disa minuta qe po endej neper sheshin para kinemase me nje cigare ne dore. Ngriti koken dhe vuri re se kolegun e tij te punes dhe mesuesin e biologjise Sotiraq Stocenin qe po bisedonte me nje grup  qytetaresh. Ne krye te turmes ishte nje nga te fortet e qytetit qe te gjithe e njihnin me nofken, “Xhaketa e Vjeter”. Prane tij ishin nje grup me djeme kokerruar si dhe disa vajza dhe femije me buqeta me trendafila. Kishte ne ato buqeta trendafila te bardhe, roze, te kuqe bile edhe blu. Per nje caste Tomorri mendoj se cdo buqe perfaqsonte nje parti politike. Te gjitha partite ne nje buqet me lule ne duart e nje njeriu te vetem, “Xhaketes se Vjeter”. Ky njeri e kishte mire me cdo parti politike, ne kohen e demokrateve kishte qene ne emigrim dhe ishte mare me prostitucion, pastaj ne kohen e socialisteve hapi nje biznese, dhe pas fitores se dyte te demokrateve mori shume tendera publike. Ndersa tani shpresonte qe me fitoren e socialisteve te merrte me koncension nje veper te rendesishme publike, nje ish uzine qe dikur kishte qene shteterore dhe me shume fame. Tomorr Krasniqi ishte mesues letersie ne shkollen e mesme te atij qyteti. Kishte kaluar sa e sa gjenerata, dikush nga nxenesit e tij ishte bere pushtetar, dikush punetor, kishte dhe te tjere qe kishin perfunduar keq, por Tomorri nuk e ndjente vehten fajtor per kete. Kishte kaluar zjarr i madh mbi vendin dhe bashke me te thatin ishte djegur dhe i njomi. Per nje cast midis femijeve me tufa me lule ne dore vuri re nxenesin e tij Herolindin. Ai mbante nje tufe te madhe me lule dhe me sy shikonte si i hutuar turmen e stermadhe, duket se dicka e mundonte.

-Pershendetje Tomorr, – i tha Sotiraqi duke i dhene doren. Ai ja kthehu ftohte me nje pershendetje me koke. Sotiraqin e njihnin te gjithe per spiunin e drejtorit. Ai e informonte ate per cdo gje. Ishte syri dhe veshi i tij i kudondodhur. Edhe sot kishte dal per te pare se kush do te vinte ne miting, dhe kush jo.

-Kur fillon mitingu, – e pyeti Tomorri?

-Nuk e di koleg por do jete nje miting madheshore. Ja dhe “Xhaketa e Vjeter” i ka mare masat. Eshte ujku i vjeter ai, di kur dhe si merren kthesat. Ka derguar para tridhjet makina me cerrat e tij per te pritur kantidatin per deputet, zotin Bexhet. Ore Bexhetit i ke dhene mesim dikur, apo jo?

-Po, po eshte e vertet- ja kthehu Tomorri me mosperfillje dhe pastaj vazhdoj,- por ka kaluar shume kohe, njeriu ndryshon. Une i kam dhene mesim ne shkollen e mesme. Ne vitin e fundit, une sapo isha diplomuar dhe ai po pregatitej per ne universitet. Po kohe te largeta. Tani jemi ketu ku jemi.

Pastaj biseda i tyre vazhdoj rreth nje lajmi qe ishte dhene per nje vrasje ne qytetin fqinje. Deri tek problemet me shkollen ku jepnin mesim, kohet e fundit atje kishte disa probleme, catia gati kishte rene dhe uji i shiut hynte ngado por askush nuk e vriste mendjen per keto probleme.  Per nje cast Sotiraqi ndaloj se foluri dhe ju drejtua Tomorrit.

-E shikon “Xhaketen e Vjeter” ai ka bere nje organizim perfekt. Ai eshte pushteti real ne kete qytet. Ai zgjedhe drejtorin e policise, kryeprokurorine e rrethit, kryetarin e gjykates, drejtorin e hipotekes, drejtorin e arsimit, ore cdo gje kalon nga ai. Tenderat dhe rregullimet e qytetit nga ai kalojne. Ai vendose se cili do te marin tenderin e rregullimit te rrugeve, shkollave, ujesjellsit. Bile ai vendos deri atje se cili do te marin licensat e fugonave taksi te qytetit. Shtepia e tij eshte “de facto” bashkia e qytetit. Ka nje autoritet te madh ndaj dhe politikanet e kane miq.  Ai bile vendose se cili do te kantidoj per deputet dhe kryetar bashkie dhe cili do te fitoj ne zgjedhje. Por vete ka nje problem. Nuk kantidon se ka precedente penal ne shtetin fqinje. Per kete arsye po pregatit djalin qe e ka ne shkolle ne Tirane. Ai do behet deputet ne zgjedhjet e tjera, – mbaroj se foluri Raqi.

Tomorr Krasniqi e kishte degjuar me vemendje. Futi doren ne xhep dhe nxori prej andej paketen dhe me goje mori nje cigare. Pastaj hodhi syte nga turma ku rrinte “Xhaketa e Vjeter”. Ai qeshte dhe pas tij te gjithe qeshnin me ze te ulet.

– Degjo Sotiraq, – i foli ai dhe pastaj vazhdoj duke ulur zerin – do te tregoj nje histori apo perralle merre si te duash.  Ndoshta e ke degjuar:

 

“Tregojne se njeher minjte e nje katundi u mblodhen ne nje kuvend. Ne fshatin ku ata jetonin nje mace ishte bere shume problem per te gjithe sojin e tyre te miut. Macja ishte shume e shkathet, e shpejte, e eger, e djallezuar, e zgjuar, trime. Me nje fjal tek ajo ishin mbledhur te gjitha cilsit. Kjo mace kishte sjell humbje te nje pas njeshme per rracen e tyre te miut. Ata po paksoheshin nga dita ne dite. Ndaj per te zgjedhur kete problem ishin mbledhur ne kuvend. Diten e kuvendit (te cilin e mbajten ne qilarin e nje ndertese) i kishin mare masat mire duke vendosur edhe roje. Pasi kuvendi filloj e moren fjalen diskutant te ndryshem. Njeri thoshte qe ta braktisim ate fshat, tjetri thoshte qe te rrinin bashke gjithmon ne nje vend te ruajtur me roje. Megjithate pas shume mendimesh fitoj mendimi i nje miu te cilin midis rraces se tyre njihej me emrin “Filozofi”. Ai hodhi propozimin qe;

<<- Maces t’i vendosnin nje zile ne qaf. Dhe gjate kohes qe ajo do ecte zilja do bente “ding- dong, ding- dong”.

Ky do ishte sinjali qe minjte te mernin masa para se ajo ti kapte dhe te shpetonin lekuren e tyre. Propozimi i “Filozofit” u votua unanimishte. Te gjithe ishin te kenaqur dhe shume optimist. Ne kete gjendje euforia turma e minjve u nise ne drejtim te folese ku rrinte miu me plak i tyre per ti dhene sihariqin e kesaj zgjidhje gjeniale. Miun mjekerbardhe e gjeten ne folen e tij duke ngrene nje cop djathi kackavall.

– Ckeni – i pyeti ai- pse gjithe kjo turm e madhe ketu para folese time?

– Kemi ardhur te japim sihariqin se e gjetem menyren qe ti ruhemi maces- u hodh dhe i tha njeri nga minjte.

– E cila qenka kjo?- e pyeti miu i mocem

– Maces do i vendosnim nje zile ne qaf. Dhe gjate kohes qe ajo do eci zilja do bej zhurem “ding- dong, ding- dong”, Ky do jete sinjali per ne qe te marim masa per t’u ruajtur.

Miu plak uli koken duke qeshur. Pastaj ashtu sic ishte i pyeti.

– PO MIUN QE DO KETE GUXIMIN QE T’I VARI KEMBOREN (ZILEN) MACES, A E KENI GJETUR?

Asnje nuk foli nga turma e minjeve. Optimizi dhe euforia kishin rene.

– Vertet kjo gje nuk na ra nder mend- tha njeri nga ata duke u larguar….”

 

Mbaroj Tomorri rrefimin e tij. Raqi po e shikonte ne sy.

-E kush eshte morali i kesaj zoti Tomorr.- i foli ai me nje buzeqeshje te shtire?

-Moralin gjeje vete, – ja kthehu Tomorri i skuqur ne fytyre- por ketij vendi nuk i duhen shume demagoget dhe sharlatanet. Ne kemi nevoj per njerez qe ta bejne mire punen e tyre. “Ti vendosin zilen maces”, ne pershembull duhet te punojme me shume me kete breze qe ka dal nga shinat. A e ke pare qe ne shkollen tone jane gjetur shiringa ne banjo, atje vjene dhe era hashashe, kerkesa e llogarise ka rene. Nderkohe qe ka nxenes qe vijne dhe te armatosur ne shkolle. Druri drejtohet sa eshte filize, sepse po u be trung nuk drejtohet me. A e ndjen veten fajtor per shtimin e kriminalitetit? Une po. Edhe arsimi eshte fajtore. Por…..

Tomorrit i ngeli fjala ne buze sepse qe larg u degjuaan zhurmat e borijeve te makinave te shoqeruar me brohoritje.

……………………………………………………………………………

 

Bexhet Qysqia veshtronte nga dritarja e makines se blinduar ate turme te madhe njerezishe qe bertisnin me te madhe. Per nje cast buzeqeshi dhe ju kujtua se dikur kishte lexuar librin Psikologjia e Turmave” te Frojdit. Une jam Cezari, tha me vehte, Cezari, kurse keta jane turma amorfe qe i neneshtrohej atij. Me tutje vuri re nje sllogan me ngjyra te kuqe te shkruar mbi nje beze te bardhe. Bezja ishte ngjitur mbi godinen e nje ndertese qe dikur kishte qene godina e PPSH-se. Vuri syzet dhe me veshtiresi lexoj nga dritarja e makines xhami i te ciles nga jashte ishte veshur me dhe dhe balte per shkake te gropave dhe rrugeve te keqija.

“QYTETI YNE ESHTE I BUKUR, ME ZOTIN QYSQIA  DO TE BEHET EDHE ME I BUKUR”.

Qeshi! Makinat para tij duhet te ishin aferishte dhjete, ndersa vargu mbrapa shkonte ndoshta mbi njeqind. Vuri re “Xhaketen e Vjeter” qe  ju bente me shenje disa te rinjve per te bertitur me forte. Makina  cau turmen e madhe dhe qendroj perpara shkalleve te kinemase se qytetit. Deren e hapi truproja, i cili ishte nje djal muskuloz. Takoj ne fillim Kryetarin e Bashkise dhe pastaj “Xhaketen e Vjeter”. Perpara doli nje djal dhe nje vajze e vogel me lule. Bexhet Qysqia i perqafoj dhe lulet ja u hodhi turmes. Pastaj me femijet perdore hyri ne sallen e kinemase.

-Zoti kryetar, – ju drejtua ai Kryetarit e Bashkise dhe “Xhaketes se Vjeter”, – dua qe te dy vogelushet ti marre ne tribune. Keta do te jene e ardhmja, me kete raste paraqese dhe nje mesazh para publikut.

Te dy si kryetari bashkise dhe “Xhaketa e Vjeter” miratuan me koke. Bexhet Qysqia hipi ne tribune dhe u ule sebashku me dy femijet. Fjalen e mori ne fillim Kryetari i Bashkise, ai pasi beri nje permbledhje te investimeve ne qytet, ju drejtua turmes duke folur per jeten dhe karrieren e kantidatit te partise, zotit Qysqia. Ne fund kryetari ftoj vete kantidatin  per deputet i cili u ngrit nga vendi duke pershendetur me dore turmen e frojdizuar e cila uleriste me te madhe. Ai mori qendrim ju afrua mikrofonit dhe pasi hodhi shikimin nga te pranishmit duke menduar me vehte se aty ishin ata qe do te mbushnin hambarin e tij elektoral por dhe financiar, nese ai do te fitonte, filloj te flas me zerin e ulet i cili oshetinte neper muret e salles.

-Zonja dhe Zotrinje! Disa nga ju me njohin mire, disa fare pak dhe disa aspak. Une jam nje biri i ketij qyteti i cili jam rikthyer ne fole dhe deshiroj qe ta rindertoj ate. Une dhe partia ime kemi nje sllogan per kete qytet. “QYTETI JONE ESHTE I BUKUR, LE TA BEJME ATE EDHE ME TE BUKUR”. Ne do te investojme ne infrastrukturen e ketij qyteti. Do ndertojme rruget, dhe urat, do te hapim fronte pune dhe ky qytet do te rikthehet ne lavdine e tij te dikurshme. Ne do ta kthjeme ate ne nje kantier te madh ndertimi. Nga ana tjeter ne do investojme tek rinia, do ngreme mjedise argtuese per ate, si minifusha futbolli, palestra. Kampi kundershtar me akuzon mua si nje njeri qe jami lidhur me mafien. Une po ju pyes juve. Mafia jane keta njerez te nderuar qe jane ketu ne tribum me mua? – beri me  dore Bexhet Qysqia nga Kryetari i Bashkise, “Xhaketa e Vjeter” dhe tre biznesmene te tjere qe rrinin me ta, salla dhe ai buzeqeshen, pastaj ai vazhdoj,- e pra keta ju i njihni mire. Keta kane ndihmuar sa e sa prej jushe, mbajne te punesuar qindra e qindra njerez, rregullojne shkolla e spitale. Keta nuk jane mafia por forca financiare e partise sone e cila do te shnderrohet ne forcen e pare elektorale per kete qytet. Une jam krenar qe kam miq keta burra te nderuar.

Salla duartrokiti. Te gjithe u ngriten ne kembe. Bexhet Qysqia  permese ovacioneve te medha shkoj drejt dy femijeve te vegjel te cilet ishin ulur ne karriket e tribunes. I mori perdore dhe u drejtua drejt mikrofonit. Ovacionet vazhdonin pavarsishte se Bexheti po bente shenje me dore qe njerzit te uleshin dhe te mbanin qetesi. Kur te gjithe u ulen. Ai ju drejtua salles me dy femijet prej dore.

-Ja zonja dhe zotrinje, keta jane e ardhmja e ketij qyteti dhe e Shqiperise. Keta femije 10-12 vjecare. Ne do ju realizojme enderrat sot qe keta mos te na mallkojne neser. Qe Shqiperia jone te lulezoje,-pastaj kantidati per deputet Bexhet Qysqia mori djalin ne krahe dhe i drejtoj mikrofonin duke e pyetur.

-Si tequajne xhaxhi?

-Herolind,-ja kthehu femija.

–   Herolind cfare ke deshire te behesh kur te rritesh?

Vogelushi hodhi syt nga turma e madhe, pastaj pa drejt ne sy kantidatin per deputet, pastaj veshtroj perseri nga salla ku vuri re mesuesin e tij te letersise Tomorr Krasniqin. Uli koken dhe permes loteve filloi te fliste ngadale me nje ze te mekur dhe te dridhur.

-Une, po uneeeeeeee………UNE ZOTRI KAM DESHIRE QE TE IKI NE GREQI TEK BABI. Kete enderr kam. Ai ka plot dy vjet qe nuk ka ardhur dhe punon atje coban me dele. Kur te rritem edhe pak dua ta ndihmoje ate. Prandaj kam nje lutje per ju. Te me ndihmosh per nje vize qe te shkoje te punoj me babin kur te rritem dhe pak..

 

Kaq tha djali i vogel, fytyra e kantidatit per deputet Bexhet Qysqia mori nje ngjyre te kuqe si trendafilet qe ai i hodhi turmes, pastaj ajo u zverdhe fare. Ndihej ne siklete. Nderkohe qe ne salle ra qetesia. Askush nuk po fliste, asnje zhurem, asnje fjal,  pervec  kolles se thate te nje plaku nentedhjet vjecar qe mezi mbahej mbi nje shkop me dru thane te bere ne menyre artizanale. Por befas u degjua nje ze. Ishte mesuesi i letersise Tomorr Krasniqi.

-Zoti Bexhet, dikur ke qene nxenesi im. Nuk e di a me mbani mend? Ju politikanet i keni vrare dhe shpresen ketij populli. I keni vrare enderrat femijeve dhe rinise. Pse kjo eshte enderra e nje femije 10-12 vjecar? Te iki ne Greqi, te punoj coban me dele dhe dhi. Kjo eshte enderra po ju pyes? Femijet dikur kishin enderra te beheshin mjek, inxhinier, gjykates, agronom, por dhe murator, elektriciste te zote. Keto enderra i kemi degjuar, por enderr qe te iki ne Greqi per te punuar coban me dele vetem ne epoken tuaj po degjojme. Kemi degjuar boll premtime elektorale dhe pallavra  per ndertime rrugesh, pallate deri gradacela. Por nuk kemi degjuar nje premtim per te ndertuar enderrat e brezit tone te ri. Ju jeni enderrvrasesit kurse keta jane enderrvraret……….. Degjo dhe me…..

Por dy duar te fuqishme  e kapen nga pase mesuesin Tomorr Krasniqi. Njeri nga ata i zuri gojen me pellembe. Pastaj e terhoqen zvarre duke e nxjerr nga salla. Per nje caste ra qetesi. Miza nuk pipetinte. Ishte nje qetesi qe fliste shume.  Heshtjen e theu Kryetari i Bashkise i cili si pelivan qe ishte kapi menjeher mikrofonin.

-Qytetare,- nisi te flas ai- mos degjoni militantet e partise tjeter si puna e ketij mesuesit te deshtuar. Ne do ti bejme realitet premtimet. Ju faleminderit per pjesmarrjen tuaj. Suksese! Fitoreeeee!

,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,

Mesuesi Tomorr Krasniqi ishte duke ecur per ne shtepi. Pas atij incidenti fatal ai ishte pregatitur edhe per me te keqen, largimin nga puna. Fundja  as nuk i interesonte me kjo gje, ai edhe pak dhe dilte ne pension. Ne kete cast po mendonte per temen e hartimit te cilen do t’ju jepte nxenesve diten e neserme. Sapo e kishte gjetur “ Enderra te Vrara”.

Ne mbremje vone pas asaj ere te cmendur filloj nje shi i furishem, vetetimat ishin te frikshme aq sa i futen tmerrin qytetit. Shiu vazhdoj per gati gjithe naten. Uji i shiut te rrembyeshem lagu, hoqi   dhe mori me vehte cfare gjeti perpara, midis tyre  tabela, parrulla dhe fotografite e kantidatit per deputet Bexhet Qysqia. Ne qender te qytetit ku ishin parrullat me ngjyre te kuqe midis te cilave spikaste ajo ku lexohej QYTETI YNE ESHTE I BUKUR, ME ZOTIN QYSQIA  DO TE BEHET EDHE ME I BUKUR, uji i shiut u perzje me bojen e parrullave. Sheshi ishte kthyer ne ngjyre te kuqe dhe te jepte pershtypjen e nje skene ku sapo kishte ndodhur nje vrasje, apo nje masaker e tere. Ishte vrare enderra! Ishin vrare enderrat!

 

 

VINI RE!

Ndalohet riprodhimi i plot ose i pjeseshem i tregimit, kjo ne baze te Ligjit Nr. 35/2016, datë 31.3.2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to. Tregimi bazohet ne nje ngjarje te vertet. Cdo ngjashmeri me emrat e personazheve eshte rastesor.