E DREJTA NDERKOMBETARE PREVALON MBI LIGJET E BRENDSHME TE SHTETIT – Nga: Besim Dervishi

E Drejta Nderkombetare prevalon mbi Ligjet e brendshme te shtetit.

Po i rikthehemi edhe njeher vendimit te gjyqtares italiane Aleksandra Vella, per lirimin nga akuzat te kapitenes gjermane Karola Rackete, e diplomuar dy here me titullin master ne fushen e mjedisit dhe te drejtes detare dhe njohese e pese gjuheve te huaja. Eshte nje vendim qe ka bere por dhe do te beje shume jehone ne te drejten nderkombetare sidomos ne ate qe ka te beje me ligjet e detit. Gjyqtarja liroi nga akuzat penale ngritur ndaj kapitenes gjermane 31 vjecare, akuza qe bazoheshin ne ligjin italian, ku sipas akuzes ishte konsumuar vepra penale e parapare ne Kodin e Navigimin, ne ligjin 1100 te lundrimit, ku ne dispozicionin e ketij ligji parashikohej si veper penale rezistenca dhe sulmi ndaj nje anije te forcave ushtarake italiane detare dhe sanksioni i ketij ligji parashikonte nje denim me burgim te rende, si dhe nene te tjera te Kodit Penal italian.

Por Kapitentia me emrin Karola kete akt e ndermori duke shpetuar jetet e 50 emigranteve, ne kushtet e Nevojes Ekstreme. Ndekohe gjykatesja ne arsyetimin e saj permendi si kapitenia veprimet e saj i bazonte ne ligjet nderkombetare si; Konventa për mbrojtjen e jetëve njerëzore në det e vitit 1974, Konventa për kërkim dhe shpëtim detar e vitit 1979, Konventa e OKB-se e vitit 1982 mbi Ligjin e Detit. Ne kushtetuten italiane neni 117( e njejta gje eshte dhe ne kushtetuten shqipetare ne nenin 122 pika 2 dhe 3) thuhet se ne rast konflikti te ligjeve te vendit me ligjet nderkombetare, perparesi ka ligji nderkombetar.

Menjeher pas vendimit reagoi ministri i brendshem italian duke e quajtur vendimin e gjykates nje turp, nje vendim i pabazuar ne ligj.

Reagimi i politikes italiane kunder gjykateses eshte skandaloz, politika nuk njehe ligjet, nje reagim asapak juridik por kercenues ndaj gjykatese menjeher pas vendimit ka bere Mateo Salvini. Nje reagim prej donkishoti dhe asapk etik. Ky vendim do te jete nje praktike per ceshtjet e ngjashme qe mund te ndodhi ne te ardhmen neper bote. Nje arsyetim gjigand i gjykatesese Aleksandra Vella. Por njekohesishte eshte nje shpulle e forte ndaj politikaneve mitoman, arriviste dhe pseudodemokrat. Vendimi eshte njekohesisht nje fitore ndaj asaj politike e cila kerkon te vendos tiranine e shumices dhe te kontrolloi te gjitha pushtetet.