“Cherchez la Femme” apo “Cherchez la Droga”! – Nga: Besim Dervishi(Editorial)

“…Statistikat kriminale ngjajne me shume me kombinimet e një llotarie futbolli, ketu perfshihen dilemat per viktimat në vrasje që ndeshen me shpeshe. Vrasjen nga pakujdesia zbulohen menjëherë dhe hyjne në indekset statistikore; për vrasjen nga pakujdesia pagesa eshte me e vogel, dhe për këtë arsye hyjne në indeksin e Mafias…. “
/ Leonardo Sciascia/

Kohet e fundit ne Shqiperi vihet re nje fenomen, ne ngjarjet kriminale te cilat kane rezultuar me perplasje te armatosur dhe me viktima, jane perfshire edhe femra. Menjeher mendiat dhe opinioni ka “nxituar” duke perpahur ne etere lajme dhe duke nxjere konkluzione te cilat ngjarjeve iu japin nje konotacion erotik, nje ambalazh te nje natyre seksuale, duke analizuar pasojen dhe jo shkakun. Nuk dihet se kjo mjegull perhapet “padashje” apo eshte nje operacion i organizuar me perpikmeri nga “ata” qe dine se si meret topi dhe behet goli ne fushen mediatike dhe tregun e informacioni ku mbizotron kaosi dhe rremuja.

Ne ngjarjet e fundit, sipas lajmeve te dhena nga mediat, jane perfshire disa femra. Femra te cilat dhunohen ose gjenden ne situata ku ndodhin perplasje te armatosura te nje natyre te ashper, ku jane vene ne perdorim armet e zjarrit dhe ku nuk kane munguar viktimat ne njerez. Ngjarje te tilla kane ndodhur ne Kruje, ne Tirane, Kavaje por dhe vende te tjera. Protagoniste te ketyre ngjarjeve kane qene persona te njohur per aktivitetin e tyre ilegal dhe antiligjor. Por menjeher media ka nxituar te shperndaje informacione, se perplasjet e armatosura dhe vrasjet kane ndodhur si rezultat i sherreve per motive banale, sherreve per nje femer, per shkaqe xhelozie , dashurie, te nje ngacmimi seksuale apo te tjera shkaqe te kesaj natyre. Pra ngjarjeve jane perpjekur ti japin nje sfond erotik, fasada seksuale.

Femrat e perfshira ne keto perplasje rezultojne me probleme familjare dhe sociale, si te divorcuara, jetime, te braktisura por nuk mungojne as ato qe sot njihen me emrin VIP apo me emrin “femra” te “showbizit”.

Vrasjet e fundit qe ne dukje kane nje sfond erotik, me sa shikohet kane prapavije kontrollin mbi trafikun e droges. Analizimi i mevonshem i fakteve dhe provave nga gazetaret dhe punonjesit e zbatimit te ligjit, i ka nxjere keta ne konkluzionin se perplasjet kane si shkak prishjen e pazareve te droges dhe aktiviteteve te tjera klandestine. Konkluzion tjeter eshte se sfondi erotik dhe seksual eshte perdorur nga elemente te botes se krimit per te fshehur shkakun e vertet. Shpesh here keto gra shfaqen para kamerave te friksuara duke dhene deklarata mohuese ose kontradiktore ne favor te njeres pale apo kunder pales tjeter.

Opinioni i bombarduar me lajmet e karakterit erotik ka hyre ne debate duke akuzuar keto femra me lloj e lloj epitetesh, duke harritur deri tek shprehja e njohur franceze qe e kemi degjuar nga xha Sulua i filmit “Kapedani”, e tipit “Cherchez la Femme”, pra “Sebepi(shkaku) i Sherrit eshte Femra”. Jo qytetar te nderuar! Une do te thosha nje mendim tjeter. Une kam mendimin “Cherchez la Droga” – “Sebepi(shkaku) i sherrit eshte Droga”. Por mund te vazhdoi dhe me tutje, dhe me larte “Cherchez la Politik”.
Ndaj nuk duhet te nxjerim konkluzione pa u analizuar provat dhe faktet. Le t’ia leme specialisteve dhe organeve te zbatimit te ligjit ne dore zbulimin e te vertetes.

Droga eshte nje e keqe e madhe qe drejtohet ne radhe te pare kunder jetes, rinise, familjes por dhe gjithe qytetarve.