CFAR DUA UNE – LIRI DHASKALI (Poezi)

Une dua te jem zog me pupla te buta e te emblin ze,
Fluturimin te marr e te vij prane teje te qendroj,
Si dikur te me presesh krahe hapur i qeshur ,i lumtur,
Te hidhem, te me rrembesh,me forcen e shpirtit te perqafoj.

Une dua te jem ajo melodia jone e embel e bukur,
E cila ish simfoni e rralle qe na zgjonte nga gjumi,
Refren kenge qe tingellonte ne cdo moment ne vesh,
Hapat s’permbaheshin e kalonin dhe vrapin e lumit,

Une dua te jem dhe ai flladi i lehte pranveror,
Qe lehtaz fotografise tende pluhur mbuluar t’ia fshij,
Te perkul deget e qeparisit,lulet dhe barin jeshil perqark,
Dhe te me presesh i buzeqeshur sa here qe do te vij.

Une dua te jem yll dhe hene ne hapsiren e pa fund,
Qe naten ta nenshtroj,te dorzohet ,te mos jete sterre erresire,
Po dua te jem dhe diell qe diten te zbardh e zbukuroj,
Qe Ti e pelqeje aq shume dhe ndjeheshe aq mire,

Por une dua te jem mike e ngusht me shtojzovallet,
Qe diten ta kaloj prane vstres tone te ngrohte e te mendoj,
Per te dashurit e zemrave tona,t’i perkedhel,t’i bej te lumtur,
Naten fluturimin me to bashke te marr,tek ty te qendroj.

VINI RE!

Ndalohet riprodhimi i plot ose i pjeseshem i poezise pa lejen e autorit,kjo ne baze te Ligjit Nr. 35/2016, datë 31.3.2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to.