BURHAN KALAJA, DJALI I TIRANES DHE NIPI I BERATIT – Besim Dervishi

BURHAN KALAJA, tiransi dhe nipi i fshatit Peshtan te Beratit.
Protagonisti kryesor i hapjes se ambasadave.

Burhani ka lindur ne Tirane. Prinderit e tij, Osman Kalaja dhe Pema (Dervishi) Kalaja, linden kater femije dhe Burhani ishte me i vogli i tyre. Osmani, i ati i Burhanit, ne vitet ’30 mbaroi Akademin Ushtarake te oficerve ne Itali dhe me vone sherbeu si oficer karriere ne ushtrine shqiptare. Ndersa nena e tij Pema (Dervishi) Kalaja ishte me origjin nga fshati Peshtan i Beratit, vajza e Xhaferrit. Pema ishte nje grua e dashur dhe e edukuar por edhe shume mikepritese. Burhani u rrite me keto ndjenja te brymosura nga te dy prinderit e tij. Me vone ai kryen studimet per teknik ndertimi, dhe pas mbarimit te tyre punon ne minier por merret edhe me kerkime dhe studime te projekteve te ndryshme ne fushen hidrike (hidrocentrale).

Familja Kalaja eshte autoktone tiranase por me origjin te larget nga fshati Preze i Tiranes ku sic dihet ka qene nje qytet i lashte ilire dhe ndodhet dhe nje kala shume e vjeter (ndoshta mbiemri i tyre vjen per shkake te kesaj kalaje madheshtore).

Sipas gazetes spanjolle El Pais te Korrikut 1990 ( ne nje shkrim qe i kushtohet veprimtarise se tij ne Shqiperi) ai u perjashtua nga puna ku punonte si teknik dhe me vone u arrestua ne vitin 1980 pasi u shprehe ne nje rreth te ngushte se; Lenini ishte jashte kohes. Me vone denohet 15 vjete burg per “Agjitacion dhe Propagande”, por del ne 20 Nentor 1989, pas nje falje te qeverise moniste. Ne 23 Qeshor 1990 ishte ne grupin e personave te cilet goditen murin e ambasades italiane me saurrel. Brenda ne ambasade nga shume pjestar do te mbahet mend si njeri qe iu jepte kurajo te gjitheve. Fjala e tij peshonte shume ne ato dite te veshtira.

Me te mbrritur ne Itali vihet ne krye te shoqates se emigranteve dhe deklaron se; do te luftoi deri ne fund. Kthehet ne Shqiperi pas rrezimit te sistemit, ku zhgenjehet nga sistemi i partitokracise qe qeveriste vendin. Vdese ne vitin 2010.

Ka lene gruan dhe dy djem, Marlonin dhe Tedin te cilet jane krenar per babain e tyre. Burhan Kalan, Këshilli i Qarkut të Tiranës e ka nderuar me cmimin “Nderi i Qarkut”.

I paharruar qofte Burhan Kalaja!