BOTE VIRTUALE – BESIM DERVISHI (POEZI)

Vjersha, parlament dhe politike.
Ndersa te tjere flasin per ngrohjen globale.
Per shtresen e ozonit mbi te ftohtin Artike.
Per dhenien fund te Marveshjes Konvencionale.

Te tjere shkruajne per diellin dhe per henen.
Per planetet, galaktika dhe yjesine.
Nje mesoburre neper vargje kujtone nenen.
Qe syte ne fshat mbylli e braktisur me shoqerine vetmine.

Ka te tjere qe i ngrene vargje dashurise se pare.
Nje ” Donzhuan” poezi ka shkruar per dashnoren e fundit.
Ka dhe disa qe vargjet radhisin duke qare.
Te tjere kane gjysemshekulli qe poema i thurin “Asgjekundit”

Gjeneratat e vjetra enderrat e pare neteve me shi.
Ato qe nuk kane mundur t’i realizojne ne jete.
Mengjeseve me zemerim dhe vrull i hedhin ne poezi.
Dhe me vehte thone:” – Ah sikur te behen ralitet.”

Nje ish-zyrtar qe koha po i mbaron.
Ai qe kurre nuk doli nga foleja guacke.
Tani kur eshte gremisur nga i larti fron.
Atdheut i kendon, kur gjithe jeten luftoj per pushtet dhe placke.

Nje tjeter vehten e kujton gjenial, shkrimtar.
Shkruan per fshatin, bujqesine dhe token.
Ai qe kurre ne jete nuk ka pluguar dhe ka hedhur fare.
Kurre nuk ka bluar ne mulli permes kenges se ujit me iso mokrren.

Nje tjeter shkruan per plakjen e vendit, per plagen.
Ate me emrin e frikshem shekullor, “Emigracion”.
Kur vete si turiste ka vizituar Romen, Berlinin, Pragen.
Ne Shqiperi gjithmone ka folur nga nje poltron.

Nuk e di, do dal nga ky rrjet social.
Do dal dhe do te shkoj te jetoj ne pyll, i vetem, porsi nje dru.
Ketu engjelli te duket vertet nje djall.
Dhe djalli, engjell gjithashtu.

VINI RE!

Ndalohet riprodhimi i plot ose i pjeseshem i kesaj poezie ne baze te Ligjit Nr. 35/2016, datë 31.3.2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to.