BETIMI – BESIM DERVISHI (Poezi)

Une ne jeten time jam betuar shume shpeshe.
Kur gjaku ne koke me ngjitej si stuhija me rrebeshe.
Jam betuar nen ze, por edhe kam uleritur forte.
Dhimbjen kam kthyer ne force, kam perballuar gezimin e kthyer ne morte.

Jam betuar per “Cuken e Mire”, qe gjendet atje siper ne Tomor.
Si Akili i Lapadheve pertej kontinetit kam therritur “- Ku je Dimerkeqja Dodone?”
Kam kthyer syte nga mali Hyjni para se te kaloja Adriatikun.
Me nje fjale kam bere miq, mik kurre nuk kam bere armikun.

Jam betuar se me trupin tim mburoje, do te mbroja Ilirine.
Jam ndeshur me perandorin e Romes, me aleat te vetem “Trimerine”.
Nuk kam duruar fyerje, nuk kam duruar poshterimin.
Perpara rrojtjes me turp, per lirine zgjodha flijimin.

Jam betuar ne Torvioll, jam betuar ne Albulene.
Kam luftuar bashke me Aidin Muzakun, kam luftuar me Skenderbene.
Mbi flamurin kombetar betimin kam bere njehere ne Kruje.
Jam betuar se gjakun e deshmoreve nuk do lejoja te behej uji.

Per liri dhe per atdhe luftova prej Shkodre ne Tepelene.
Perseri u betova edhe pse koken me shpate mizorishte ma prene.
Me dy varre ne dy kontinente, por vetem me nje amanet.
“Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet” shkrova porsi nje profet.

Jam betuar ne Prizren kur hijenat ne Berlin u mblodhen.
Me trupin tim mbrojta Nokshiqen, Shkupin edhe krejt Kosoven.
Lidhja gjithmon do jete gjalle, edhe pse une do te kem vdekur.
Mic Sokol me gjoksin shkemb, ha barotin, shkaterroi hekur.

Naim Frasher i rilindjes, me pene ringjalla Skenderbene.
I bera thirrje ndergjegjes kombetare, si Cajup shqiptarizmen qe te ngrem.
Prej Stambollit u betova se do kete nje Nentor te Dyte.
Shqiperise i riktheva shikimin, i riktheva driten,i riktheva syte,

Por perseri hijenat u mblodhen, kete radhe atje ne Londer.
Me nje firm ndahet kombi, ndahen fusha, ndahen male e koder.
Prej gryke rrembeva pushken e varur atje ne mure.
Azem dhe Shote Galica, shqipe me dy koka ne flamure.

Hordhite e Junanit erdhen, i prine Kosta Becori.
Skraparasi mbi te derdhe plumba, ekzekutohet kriminel-mizori.
Qafe e Martes ndizet zjarr, si dikur ne Termopile.
Burri peshon me trimeri, burreria nuk peshon ketu me kile.

Lace Backa i plagosur, gjaku sec i rrjedh lum.
Qafa e Martes eshte burimi, rreket derdhen ne Osum.
Sali Butka shpall vella Spiron dhe Themistokliun.
Krahe per krahe lufton burri me nusen, lufton plaku me te riun.

Riza Cerova me patriot dergon nje ultimatum.
Selam Musa Salaria me dyqind kuaje sapo kapecen nje lum.
Kapercen nje lum, telat me gjemba, kapercen vete historine.
Avni Rustem Libohova ne Parise ekzekuton tradhetine.

Mali Korabit oshetine, po lufton Elez Isufi.
Zjarre, e flak edhe barot, mbi armikun po shperthen dufi.
Ndizet lufta neper Diber, si dikur ne fushe te Torviollit.
Ketu eshte toke shqiptare, as e Beogradi as e Anadollit.

Luftova ne Shkalle te Tujanit, Luftova ne Qafen e Shkozes.
Tetembedhjet vjecar i dhurova vajzes lulet e para te mimozes.
U betova se do i falja gjithcka, jeten edhe vete dashurine.
Emigracion qe vret enderrat, vret shpresat, vrete rinine.

Jam betuar se do te luftoi i vetem edhe kunder nje perandorie.
Jam betuar se do te luftoi nga Pashtriku deri ne Tomor dhe Ramie.
Edhe ne se i vetme do te mbetem, do te luftoi si Mujo Ulqinaku.
Petro Nini do te behem, ne boje do te ktheje cdo pike gjaku.

Jam betuar mbi flamure, jam betuar mbi kushtetute.
Jam betuar mbi duart e nenes time, mbi duart qe gatuajne buke.
Jam betuar para familjes se ne krahe do ti mbaj si Herkuli.
Jam betuar se nga shtiza kurre nuk do te ulet flamuri.

Besim Dervishi, Michigan, USA, 8 Korrik 2019, ora 7;29.

VINI RE!

Ndalohet riprodhimi i plot ose i pjeseshem i kesaj poezie ne baze te Ligjit Nr. 35/2016, datë 31.3.2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to.