“BESA” NUK ESHTE TRADIT MAFIOZE (Editorial) – Nga BESIM DERVISHI.

Dje (29 Janar 2020) degjova ne nje emision nje ish punonjes te organeve ligjezbatuese, i cili ka mbajtur dhe funksione te larta ne keto organe. Ai ishte pjese e nje paneli ne kete emision te njohur, ku flitej per ceshtjen e droges ne vendin ton. Nga fundi i emisionit biseda u drejtua ne lidhje me grupet shqiptare qe drejtojne trafikun e substancave psikotrope, grupe qe veprojne jashte vendit . Midis te tjerave ai tha se; gjate nje trajnimi me te huaj kishte mesuar qe shqiptaret ne perendim punojne vetem me shqiptare, kjo per arsye se me njeri tjetrin ata zbatojne disa kode zakonore si “BESA” dhe “Nderi”. Kode qe nuk i respektojne te huajte. Ndaj sipas tij, kush shkel keto kode denimi shtrihet dhe mbi antaret e familjes. Ndersa te huajt nuk kane dhembshuri familjare aq sa shqiptaret , dhe se ata nuk jane te lidhur shume me familjen.

Ne fakt kjo nuk eshte 100% e vertet, sepse historia e krimit ne Shqiperi dhe jashte saj, na ka mesuar se krimi shqiptar ka bashkepunuar dhe bashkepunon dhe me organizata te tjera te fuqishme nderkombetare si mafian italiane, turke, ruse, greke, serbe dhe te tjera organizata famekeqe. Jo me larg se keto dite njeri prej krereve te mafias turke eshte kapur ne Shqiperi. Ndersa historia kriminale e ketyre 30 vjeteve na tregon se edhe bose te tjere te mafias italiane kane bashkepunuar me mafio-politiken dhe jane strehuar ne Shqiperi duke mare garanci nga qarqe te fuqishme.

Mafia (italiane) nderkombetare ne vitin 1991-1992 e konsideroi Shqiperine, vend “varreze” per makinat, mafia solli ne Shqiperi miliona makina te vjetra, si Fiat, 131, 132 e te tjera…. Pas vitit 1997 mafia e konsideroi Shqiperine si vend ku do te hapte lojrat e fatit. Jo rastesishte dy shefat historik te Sacra Corona Unitas u kapen ne Shqiperi . Kjo organizat e ka shtrire aktivitetin e saj ne fushen e lojrave te fatit, prostitucionit, droges, kontrabandes.
Ne vitin 1999 dhe 2010 dy shefat famekeq te organizates mafioze italiane Sacra Corona Unita, perkatesisht Xhuzepe Muloto dhe Albino Prudentino, u kapen ne Shqiperi me presh ne duar. Mediat italiane folen ne ate kohe se keta eksponent te fuqishem te krimit nderkombetar kishin hapur shume baste sportive ne Shqiperi ne bashkepunim me politiken e majte dhe te djathte. Muloto u kap ne Durres, ne vilen e nje bosi shqiptar te lidhur me politiken, ndersa Prudentino sipas mediave italiane u kap ne Vlore gjate kohes qe administronte bizneset e tij ne ortakeri me politiken administrative dhe ate qendrore. Mirpo askush nuk hetoi ne lidhje me suportin politik qe kishin patur keta mafioz. Te vetmet shkrime investigative me emra politikanesh te majte dhe te djathte ishin ato te gazetave italiane.

Mafia italiane, duke iu referuar shtypit italian te kohes, pas vitit 2003 e shpalli Shqiperine vend ku do te riciklonte mbeturinat. Ndersa mesa duket pas vitit 2010 mafia e ka shpallur Shqiperine bazen kryesore te perpunimit te droges.

…………………………………………………………………………………..

Kode te tilla si BESA dhe Ndershmeria ( Mafia italiane e quan “Uomo d’Onore”) jane tradita dhe ne vende te tjera jo vetem ne Shqiperi. Te tilla kode ekzistojne ne Italine e Jugut, Korsike (France), Spanje. Mafia Italiane i quan keta persona “Uomo d’Onore” dhe perdore disa tradita te vjetra per te rekrutuar gjakun e ri ne organizate.
“Besa” si tradite dhe zakon i popullit shqiptar nuk ka lidhje me aktivitetin kriminal te ketyre organizatave. Njerzit qe shesin deri dhe “motrat” e tyre rrugeve te Evropes nuk kane as bese dhe as ndere. Po keshtu ata qe meren me trafik femijesh, droge qe shesin helmin e bardhe neper rruge dhe shkolla, qe helmojne rinin tone, nuk kane as ndere dhe as bese. Ata nuk kane tradita dhe as zakone. Besa dhe nderi jane perdorur si institucione nga shqiptaret e lashte dhe te ndershem, per te mbrojtur familjen fisin dhe vendin. per te mbrojtur mikun dhe per te minimizuar gjakmarrjen dhe hakmarrjen. Ato nuk jane perdorur nga shqiptaret per te vrare femije, mikun e shtepise, per te shitur gra dhe vajza, per te dhunuar femra, per te vrare njeri tjetrin pas shpine.

Te tilla ide na kujtojne librin famekeq te dy kriminologeve francez Stefan Quere dhe Havier Raufer (antar te ekstremit te djathte) me titull ” Mafia Shqiptare. Nje Rrezik per Evropen. Si Lindi Kjo Superfuqi e Krimit ne Ballkan” botuar ne 2001 ne kohen e mbarimit te luftes ne Kosove dhe kulmit te luftes ne Maqedoni. Liber qe u perkthye dhe ne Serbi ne vitin 2003. Ku traditat me te mira shqiptare quheshin tradita mafioze. Kur dihet qe termi Mafia ka lindur ne vitet 1860 ne Sicili, ndersa traditat shqiptare te Beses dhe Ndershmerise kane qene historike qysh ne kohen e ilireve.

Po keshtu ne vitin 2016 kriminologia me origjin ballkanase J. Arsovska ne librin e saj me titull “C’Kodimi I Krimit te Organizuar Shqipetar” botuar ne USA, sipas saj per te shfaqur lidhjet e hershme te shqipetarit me armen dhe si rrjedhoj dhe me krimet e sotme permend nje fjale te urte popullore shqiptare ne kapitullin e VI, Sex, Guns and Extortion;
“The Albanian is not born of a womb, but of a trigger” qe ka kuptimin se “Shqipetarin nuk e ka lindur lokja prej barku, por huta prej carku”. Qe per mua perben ne rastin me te mire nje keqkuptim te kesaj fjale te urte popullore e cila do pare ne kohen kur ka lindur, pra gjate periudhes kur shqipetari luftonte dhe perpiqej per clirim nacional dhe nuk ka lidhje me krimet e sotme qofshin ordinere apo te nje shkalle me te larte……!

Ndaj te gjitha keto aludime nuk jane aspak te verteta!