BARIU – Nga: Besim Dervishi (Poezi)

Ne malin e Dodones, ne malin madheshtor.
Atje siper mbi nje pllaje afer malit Tomor.
Ne rreze te nje kodre ishte nje shtepi.
Ku jetonte nje familje e madhe, jetonte nje bari.

Me pune dhe me djerse kishte ngritur nje kope.
Punen e quante trimeri, veten Skenderbe.
Mbi shpatullat e tij, familjen ai mbante.
Nuk kishte ndodhur kurre t’i mungonte mielli ne magje

Ishin kohe te veshtira ne vitet njezet.
Kishte hajdut dhe kacak, te gjithe vetshpalleshin mbret.
Dikush prapa shpine vritej ne hasmeri.
Ne Amerike ikte dikush, te tjere ne Itali.

Muharrem! Keshtu e kishte emrin bariu jone.
Qe diellin shikone i pari, kur feks dhe agon.
Kopen e kulloste ne malin Tomor.
Asaj i printe nje dash, nje dash me kembore.

Kish brinje te perdredhura si Zeusi i Amonit.
Kishte kuroren mbi koke si Zeusi i Dodonit.
Kreshten e flokeve ia perkedhelte Stoceni.
Pinte uji nga koritat, uji Vitaleni.

Cdo vere bariu ne stan dhente i mbante.
I ushqente ne pllajat e malit, kesaj dhe asaj ane.
Vedrat mbushte me qumesht, me ere trendelin.
Djathin me nam bente ne gjithe Shqiperine.

Ne dimer kur mali mbulohej me bore.
Ajo qe te kujtonte “Dimerkeqen Dodone”.
Kopene e madhe e vinte perpara.
Drejt Myzeqes shtegtonin ku kishte dy ara.

Dhe keshtu dimri po afronte, ishte muaji Nentor.
Me kopen drejt Myzeqes, la pas malin Tomor.
Eci neper pyll here me ngadal dhe here me shpejtesi.
Nje dhjece mbushur plot kishte futur ne gji.

Kishte kohe qe ecte, ende kishin udhe per te bere.
Papritur tete burra dalin nga nje kacube, nje ferre.
Tete burra qe ne dore mbanin arme dhe thika.
Por Rremja nuk dinte cfare ish tuta dhe frika.

U hodhe ai kryehajduti dhe me nje qeshje te shtirur foli.
“- Rreme ku po e cone kopene, pse iken nga Tomori?”
“-Pune per mua,- foli Rremja,- ndaj largohuni nga udha.”
“- Dashin qe prine kopene e dua une bashke me keta shtate burra.”

Keshtu dha hajduti qe foli i pari.
Por Rremja vertik u hodh rreze nje kanali.
Nxori koburen dhe qelloi mbi hajdutet, mbi te tete.
– Per dashin e kopese Rremja vritet vete.

Nisi beteja e hajduteve me fillikat bariun.
Prej armeve gryka e Osumit fort oshetiu.
Rremja po luftonte deri ne fishekun e fundit.
Per kopen, dashin, buken e femijeve dhe mundin.

Ah qe nuk mu ndodh belciku ketu prane.
Me te do te mbroja edhe keshtjelle kalane.
Keshtu tha Rremja me vehte ashtu tek rrinte i shtrire.
Perball dy hajdut me plumba te vrare, gjakosur dhe grire.

Nderkohe dashi bashke me qente e stanit.
Kopene po e prinin drejt shtepise dhe malit.
Krisma e armes se tij me nuk u degjua.
Bariu dergjej i shtrire, gjaku i rrithte rreke ne perrua.

———————————————————————————————————————————————–

Sot degjojme kenge dhe vjersha qe iu kushtohen “Hajdut te Ligut”.
Sot i thuren lavde, kriminelit dhe antipatikut.
Sot nuk respektohet njeriu hero, njeriut qe ka perendi punen.
Sot nuk i kendohet kenge bariut qe mbrojti tufen.

Sot hajduti quhet njeri “largepames” edhe “i zoti”.
Sot ai qe nuk vjedh ka mare epitetin ” Djal koti”.
Sot pushtetari dhe hajduti vjedhe dhe kujdeset per vete.
Sot vidhen prona, toka ,miniera , vidhen dhe ndahen dete.

Sot ai qe nuk vjedhe dhe vrete, nuk respektohet.
Sot ne nje autobuz i riu ulur nje plaku nga vendi nuk i cohet.
Sot kur hyne i forti ne lokal ai qe ka pushtet dhe para.
Sot te gjithe i ngrihen ne kembe edhe pse ai vjedh, vrete dhe ha.

Sot bariu dhe bujku quhen njerez te deshtuar.
Sot shpallet “Hero i Kombit” ai qe ha me dy duar.
Sot vendin e punes ne nje ministri e fiton ajo qe nxjer shalet.
Sot eshte kohan e hajduteve, eshte momenti per tridimensionalet.

Sot hajduti per deputet ka hedhur kantidaduren.
Sot hajduti fitoi tenderin por fshatit nuk i ndertoi asnjeher uren.
Sot hajduti ka grua me ligj por ka sekretare, ka edhe dashnore.
Sot per hajdutin shkruhen shkrime, thuren lavde ne gazeta- nevojtore.

Sot ende ka Rreme bariu qe Shqiperine kane mbrojtur me gjake nga vjedhjet dhe abuzimi.
Sot ka treqind oficer policie qe neper beteja jane vrare nga atiligji edhe nga krimi.
Sot ende ka bari me pushke qe mbrone pronen edhe dashin e kembores.
Sot nuk ka vdekur ende ndergjegja kombetare tek shqiptari i Shqiperise, Camerise, Malesise, Maqedonise, Presheves edhe Kosoves.

VINI RE!
Poezia bazohet ne nje kenge te vjeter popullore e cila eshte kenduar dikur ne zonen e Nahijes se Tomorit e cila i kushtohej nje bariu me emrin “Rreme” qe u vra ne lufte me hajdutet per te mbrojtur kopene dhe pronen e tij.

Ndalohet riprodhimi i plot ose i pjeseshem i kesaj poezie ne baze te Ligjit Nr. 35/2016, datë 31.3.2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to