BANDAT, BORGJEZIA MAFIOZE DHE ARISTOKRACIA MAFIOZE – Nga: BESIM DERVISHI.

E keni parasysh filmin legjendar “La Piovra 5”? Kur Prokurorja Konti zhvillon nje ballafaqim ne Nju Jork, midis Puparit dhe bosit Kalloxhero Berreta, rol qe luhet nga i madhi Martin Balsam. Ne kete ballafaqim, Silvia Konti e pyet Kallexhore Berretes se;
-Kush e vrau komisar Katanin? Dhe se cili fshihet pas kesaj vrasje?

Berreta ne fillim heziton pastaj pas nje presioni tregon emrin e Xhovano Linorit. Prokuroria habitet dhe e pyet “Puparin” se;
-Pse nuk i ke folur per Linorin dhe se nuk e dinte qe ai bente pjese ne Kupol?
Por Puparo ia kthen.
– Une te kam folur per Mafian, Linori nuk bente pjese ne Mafia dhe as ne Kupol. Degjo prokurore, mafia eshte shume e forte dhe di shume gjera. Por nuk mund te futet kudo. Ka te tjere qe mund te harrijne kudo dhe te marrin cdo gje qe duan…….

Keto vitet e fundit ne Itali jane botuar shume libra ne lidhje me mafian. Ja nje prej tyre me titull….”Massoneria mafia politica.” botuar nga FORGIONE Francesco dhe MONDANI Paolo. Ndersa ne vitin 2019 autori Klaudio Kordova botoj librin tjeter me titull GOTHA, i cili bente fjal per raportet e mafias, Ndragetes, masonerise, politikes dhe organizatave te tjetra qeveritare dhe joqeveritare.
Sipas autorve te mesiperm mafia ka hyre ne raporte pune me masonerin qysh ne vitet 60. Ne vitin 2016 djali i gazetarit te vrare nga mafia Pipo Fava, Klaudio Fava midis te tjerave duke i referuar moskapjes se bosit ne arrati te Cosa Nostras, Denaro, deklaroj:

“…Egziston nje kupol e re e cila eshte formuar nga Mafia dhe masoneria dhe eshte shume e cudicme se ka nje perqendrim te llozhave secrete ne Castelvetrano, vendlindja e bosit te arratisur Denaro………” ( Shih shkrimin “Il caso Trapani: una saldatura tra mafia e massoneria”, gazeta LA STAMPA, 21 Korrik 2016).

Pikerisht kjo aleanc e re e lidhur midis krimit-politikes-llozhave sekrete, sipas prokurorit Skarpinato eshte nje mafia e re.

Me tej gjate nje ligjerate mbajtur para fakultetit juridik ne Rome, prokurori antimafia zotit ROBERTO SKARPINATO ( shoke armesh i Falkones dhe ish pjestar i grupit Pool Antimafia) thote se:

“…Jane tre lloje mafie-sh:
1) E para eshte “Mafia Popullore” e cila perbehet nga element te rendomte qe punojne per veten e tyre dhe meren me aktivitete te vogla klandestine.

2) E dyta eshte mafia e cila i korrespondon “Borgjezise Mafioze” dhe perbere nga profesionist te medhenj te cilet operojne si struktura e Cosa Nostres.

3) E treta eshte ARISTOKRACIA MAFIOZE e cila dominon qendrat e medha te pushtetit ekonomiko – financiar ne nivel planetar…….

……………………………………………………….

Edhe krimi ne Shqiperi me disa ndryshime ka tre nivele.

1) Ne nivelin e pare jane ata qe quhen “Banda te Armatosura” keta perbehen nga pak persona 2-3 veta, punojne per veten e tyre vjedhin banka, banesa, biznese duke perdorur forcen e armeve, meren me prostitucion, meren me kultivim dhe shitje droge ne sasi relativisht te vogla. Zakonisht ketas nuk kane lidhje me politiken.

2) Ne nivel te dyte vijne grupet e fuqishme kriminale qe kontrollojne zona te caktuara me ane te frikes dhe parase. keta e shtrijne aktivitetin e tyre kriminal jashte territorit te Shqiperise por zakonisht parat i investojne ne Shqiperi. Organizata e tyre ka nje hierarki, ka dhe krahun ushtarak ose vrasesit me pagese, zakonisht parat i investojne ne ndertim ku bashkepunojne me politiken administrative dhe qendrore, investimet e tyre paraqiten nga politika si suksese elektorale dhe investime te politikes. Keto organizata manipulojne votat kercenojne kandidatet kundershtar, paguajne. Politika iu garanton paprekshmeri nga organet e policise dhe gjykatat.

3) Ne nivel te trete vjen ajo qe quhet “Aristokracia Mafioze”. Kjo aristokraci perbehet nga politikan dhe pushtetar te niveleve te larta. Keta jane investimi i qarqeve te fuqishme qe komandojne financat globale, personave te fuqishem qe kane interesa financiare, ekonomike dhe politike ne Shqiperi. Politikan te tille jane shkolluar ne perendim ne universitetet me te mira nga keto qarqe dhe nga njerez te fuqishem ne nivel planetar, dhe pastaj jane hedhur ne politike si ushtar besnik per te mbrojtur interesat e tyre. Politikan dhe qeveritar te till jane vendosur ne poste kyce nga ku nenshkruajne tendera, firmosin koncensione, neneshkruajn dhe nxjerin ligje dhe dekrete ne interes te aristokracise. Pushteti i tyre eshte i garantuar dhe i sigurte. Ata jane te perhershem ne politik, media, ne pallatet e pushteteteve, te drejtesis, parlamentarizmit.

……………………………………………………..

Sot (por edhe dje) pushteti dhe politika harton reforma policore-juridike dhe penale, ngre struktura dhe shuan struktura. Harton ligje dhe akte nenligjore per te sekuestruar parate e krimit (por jo te krimit te “Jakave te Bardha”). Zhvillon parada madheshtore me trupa komando te stervitura mire. Por une nuk e di se per te sekuestruar pasurit e krimit, per te ndjekur parate e tij, per te ndjekur transaksionet bankare, dhe per te zbuluar menyren dhe vendin ku lahen parat e krimit. Duhen persona qe te “bejne ulje-ngritje” ose sic i themi ne shqiptaret per te bere “pompa”. Une e di se duhen njerez teknicient, ekonomist, financier, ekspert kontabel, kriminolog, ing. informatike. Une nuk e di se krimi ka frike nga ata qe bejne pompa ose ata qe bejne pompa jane ekspert te gjetjes se parave te pista. Shqiptareve nuk iu interesojne me “filmat”, atyre ju interesojne veprat, realiteti. Shqiptaret sot jane te sterlodhur nga keto metoda operimi, ndaj ata po largohen.