ATDHEU NUK I HARRON BIJET E VETE! – Msc B. Dervishi

Me 7 Gusht 2009 agjencite e zbatimit te ligjit ne Shqiperi kane patur ndoshta humbjen me te madhe njerezore brenda nje dite. Gjate nje operacioni policor per kapjen e nje te kerkuari u vrane kater oficere policie. Sot mbushen plot 10 vjete nga kjo masaker makabre ku bota e nentokes tregoj dhembet e saj duke dhene edhe nje mesazh se eshte ne gjendje qe ti kundepergjigjet agjencive te zbatimit te ligjit por njekohesishte me ane te ketij veprimi percillete mesazhin e frikes ne te gjithe vendin. Pas masakres ne vitin e mbrapsht 1997, ne Uren Vajgurore ku u vrane (4) kater punonjes policie dhe u plagosen (6) gjashte te tjere. Si dhe masakres ne Poshnje te Beratit ku krimi ordiner ekzekutoi ne vitin 1999 tre punonjes te policise se shtetit, kjo ishte goditja me e rende per policine dhe ne pergjithesi per ata qe besonin tek sundimi i ligjit dhe organet e tij. Duke mare parasysh gjendjen e kaosit social ne te cilen ndodhej Shqiperia ne vitet 1997 dhe 1998, vrasja e kater policeve ne 7 Gusht 2009 ishte nje ngjarje ne kohe “paqe” ku krimi nuk tregonte dhembet neper rruget dhe sheshet e Shqiperise por ishte “transferuar” ne vende bregdetare, metropole, ku kishte hapur biznese por dhe qeveriste ne bashkepunim me mafio-politiken si dhe segmente te korruptuara brenda gjyqesorit dhe vete agjencive.

Masakra e 7 Gushtit 2009 ne Durres. Si masakra e 30 Qeshorit 1963 e Cakulit ne Palermo.

Ne 30 Qeshor 1963 organizata mafioze, Cosa – Nostra vrau me ane te nje autobombe ne Ciaculli, Palermo, 4 karabinier, 2 ushtar, dhe nje oficer te policise se shtetit. Ne fakt autobomba ishte vendosur nga klanet rivale ne ate qe njihet si “Lufta e Pare e Mafias”. Kjo masaker ndaj punonjesve te agjencive te ligjit, indinjoi miliona italian dhe u be shkake dhe nje pike referimi, prej nga nisi operacioni i pare i madh ndaj Mafias dhe krimit te organizuar. Vetem nje jave pas kesaj masakre edhe politika e ndershme italiane filloi te levize. Per here te pare qe prej vitit 1875 deputetet e Parlamentit miratuan ligjin e pare antimafia, nje ligj i cili permendi termin “Mafia” dhe shqiptonte sansksione te renda per ata qe benin pjese ne keto organizata. Brenda disa diteve u arrestuan 2000 mafioz dhe eksponent te krimit. Masakra e Ciaculli-t nga kriminologe te ndryshem njihet si pika e vlimit ose pika kulminante e asaj qe quhej lufta midis familjeve mafioze per kontrollin e territoreve.

Me 7 Gusht 2019 behen 10 vjete nga ekzekutimi i kater punonjesve te policise ne Durres, gjate nje operacioni policor. Ky akt indinjoi gjithe opinionin e ndershem shqiptar. Megjithate ky veprim nuk sherbeu si nje pike kthese ose referimi per te luftuar seriozishte krimin dhe mafio politiken ashtu sic sherbeu ngjarja e Cakulit ne Itali. Parlamenti Shqiptar u kthye ne nje arene me akuza dhe kunder akuza por jo ne nje vend ku te nxirreshin ligje me te ashpra qe ngjarje te tilla mos te perseriten me ne te ardhmen. Sot pas 10 vjetesh ende kujtimi i policeve te vrare bene thirrje per drejtesi. Kujtimi ndaj tyre le te sherbej si nje motivacion per te rinjte te cilet besojne tek nje shtete ligjore, tek sundimi i ligjit dhe drejtesia, dhe per kete qellim deshirojne te behen pjese e agjencive ligjzbatuese.
Te paharrua qofshin Deshmoret e Atdheut!