“ARMET” E GJYSHES – Nga: BESIM DERVISHI (Poezi)

“Armet” e saj ishin dy shtiza.
Me keto “arme” ajo “luftonte” cdo dite.
Thurte xhamadane, shaje, triko, per te medhenjte dhe “filiza”.
Per niper dhe mbesa, deri atje ne Amerike.

Nuk ishin “arme”, as ushta ilire.
Dy shtiza te thjeshta prej celiku, jo prej gize.
Qe sot qendrojne atje ne kamare.
Te heshtura si reliket e nje luftetareje.

Keto ishin “armet” e saj.
Qe ne heshtje thurnin “mburoja”.
Ndoshta ndonje dite muzeu do kerkoj qe ti mbaje.
Artifakte te vjetra sa vete Troja.

Nuk do i leme keto “arme” qe ndryshke te zene.
Ashtu si dikur nuk lame armet e Teutes.
Ndaj vajza ime me to pune dore ka nisur dhe po bene.
Me shtizat qe la gjyshja, me “armet” e saj te luftes.

Besim Dervishi , Michigan USA 13 Janar 2020, ora 7.56

VINI RE!
Ndalohet riprodhimi i plot ose i pjeseshem i kesaj poezie ne baze te Ligjit Nr. 35/2016, datë 31.3.2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to.