AMEBA! – Besim Dervishi (Poezi)

I vogel, dikur ishte si Ameba.
Ameba! Qe jetonte ne ujerat e gjelberta.
Prej syrit nuk shihej “kafsha” njeqelizore.
Ne kanale, keneta dhe token mocalore.

Vitet kalonin dhe ajo u rrite.
Trupin, permasat dhe fytyren, ndryshonte cdo dite.
Tani nuk ishte me mikroskopike Ameba.
Por nje “kafshe” deti e fuqishme me kollone, brinje dhe vertebra.

U rrite papritur dhe pakuptuar.
Ne nje “Peshk te Madh” ishte shnderruar.
Dikush e quante vetem me kete emer.
Kafshen e tmerrshme, grabiqare- balenen.

Askush nuk e shpjegonte dot kete ndryshim.
Qe kjo “kafshe” u rrite me shpejtesi dhe pa mundim.
Ishte “Peshk i Madh” apo ishte nje Mobi Dik.
Prej frikes se saj rinia kishte ik.

Dikush tjeter bente cudi.
Ne brigjet e Adriatikut nuk ishte pare ekzemplar si ky.
Rralle here vinte ndonje peshkaqene.
Prej tufes ngaterronte rrugen duke ngecur ne rane.

Dhe keshtu nje dite banoret ne kuvend u mblodhen.
Mendime te ndryshme rrahen dhe hodhen.
Dikush diskutonte per metoden dhe mjetin.
Qe perdori Ernest Heminguej me “Plakun dhe Detin”

Nje tjeter hidhte disa teori.
Ta kapnin me rrjet, grep, TNT dhe te tjera dredhi.
Kishte qe flisnin edhe per parangallin.
Te tjere diskutonin vetem per hallin.

Disa te tjere si tek fabula e vjeter
Mendonin per mishin e saj dhe per asgje tjeter.
Peshku ne dete dhe digani ne zjarre.
Digane i nxire, shkrumbuar dhe perveluar.

Kishte tridhjet vjete qe vec diskutonin.
Peshku i Madh vazhdonte te hante te voglin.
Qe te kapet ky peshk, qe te kapet ky grabitqare.
Ju lutem o popull! Zgjidhni me te zotet detare.

/Besim Dervishi, Michigan USA, 24 Korrik 2019 ora 8.08 PM/

SQARIM!

Ndalohet riprodhimi i plot ose i pjeseshem i kesaj poezie ne baze te Ligjit Nr. 35/2016, datë 31.3.2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to.