AMANETI I NENES (Dedikim birit tim)

AMANETI I NENES (Dedikim birit tim)
Me kerkesen e nje mikes time kam shkruar kete poezi,besoj se do e pelqej.

Kur une te kem ardhur ne fund te rrugetimit tim,
Dhe zvarritem drejt hapit te fundit dhe mbes ne vend,
Harro te lutem ne se mundesh inatet,zenkat dhe merite,
Kujto vec gezimet e buzeqeshjet e embla mbaj ne mend.

Harro fjalet e pa drejta qe ndonjehere te kam thene,
Atehere kur une dhe gjuhen duhej te kisha kafshuar,
Por me mish e me shpirt kam dashur te lumtur te bej,
Gjithe jeten time ty ta kam perkushtuar.

Harro qe jam penguar e kam humbur dhe rrugen,
Si pema e thate ndonje here jam shkulur e rrezuar,
Por dita te gjej forca,t’i mbledh e te dy se bashku,
Beteja shume te veshtira i kemi fituar.

Kur forca ime po shterohej,shuhej e venitej,
Shkelqimi i syve te tu me dha shpresë shume
Buzeqeshe,duart me zgjate e ne kembe me ngrite,
Me bere te isha perseri ajo qe kam qene dikur une.

Perpara dites time te fundit te jemi bashke perqafuar,
Qe ndoshta ajo shume ,shume larg do te jet,
Harroji te gjitha veshtiresit qe kemi kaluar,
Jete te lumtur te uroj,zemren time do ta jap ne dore vet.

Nuk dua te mbetesh zemergur i trishtuar kurre,
As dhe zi per mua nuk dua qe te mbash,
Ne vere ,vec ne se mundesh, mblidh ca lule e veri nden gure,
Kujto fjalet e embla dhe castet e bukura qe kemi kaluar bashke.

Me pelqen te me vish ne vendin ku prehem,
Kur dielli ngjyros qiellin ne perendim,
Qendro te lutem disa caste,ndjehu i lumtur qe me ke pasur,
Kur posht fotografise te lexosh emrin tim…

SQARIM
Ndalohet riprodhimi i plot ose i pjeseshem i kesaj poezie ne baze te Ligjit Nr. 35/2016, datë 31.3.2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to.