AMANETET – BESIM DERVISHI (Poezi)

Une ne syte e Albionit, sot shohe vehten time.
Shohe femijen e dikurshem qe vrapon ne agime.
Shohe djalin kur hedhe shtate, padurimin qe te rritet.
Femijen dymbedhjet vjecar, mezi pret ne Tomor te ngjitet.

Shoh katermbedhjet vjecarin, naten, i vetem ngjitet ne Tomor.
Sfidon friken edhe moshen, vetem per te mare debore.
Sfidon te ftohtit e janarit, per te plotesuar nje deshire.
Fjalen e fundit te gjyshes qe ne shtrat po pret e shtrire.

Fjalen e fundit te gjyshes, qe ne shtrat lengon e semure.
Amanetin kur plotesoi, kuptoj se ishte bere burre.
Nuk ishte thjesht bore, ishte gjak nga gjaku i malit.
Ishte shpirti Baba Tomorit, Ishte shpirti i shqiptarit.

Ishte gjaku i pellazgut, i gjysherve tane ilire.
Ishte urimi i gjyshes, “- Te paca per jete o bir”.
Ishte simboli i bardhe, i plisit qe mbajme ne koke.
ishte simboli me i vjeter, qe gjendet ndonjeher mbi toke.

Neper breza kemi ecur, kemi plotesuar amanete.
Kur kujtojne se kemi vdekur, kemi care male edhe dete.
Kemi care neper qiell rete, me avione si shqiponja.
Kemi care oqeane, per te mbrritur tek “Mem- Zonja”.

Nuk tret dheu nje amanet, nuk tret dheu deshiren e fundit.
Amaneti i paplotesuar, dhemb me shume se plag e plumbit.
Dhemb me shume se plag e vjeter, dhemb me shume se nje dhemball.
Amaneti i paplotesuar djeg si eshka mbi nje strall.

Amaneti per nje borxh, per borxhin e papaguar.
Amaneti per nje puthje, per nje dore te shternguar.
Amaneti per nje fjal, per te njombur buzet e cara.
Amaneti per nje gure, amaneti per plisin tek ara.

Amanet pas amaneti, te percjell brez pas brezi.
Amaneti i nje plaku qe ne trup mban nje brez mezi.
Amaneti i rilindasit, amaneti i deshmorit.
Amaneti i oficerit, vrare nga dora e kriminel- horrit.

Amaneti i nje nene qe ne lindje po jep shpirte;
Amaneti i emigrantit mbytur ne Adriatike.
Amaneti i nje vajze, vrare nga duart e kodoshit.
Amaneti i Korabit, Pashtikut dhe Taraboshit.

Dhe keshtu ne mbijetuam, duke permbushur amanete.
Dhe keshtu kemi sfiduar luftra, zjarre dhe termete.
Kemi ecur kembe zbathur, kemi fjetur gjumeperdheas
Kemi sfiduar urine, se gjak kemi nga gjaku i Reas.

Amaneti i Fan Nolit qe qendron ne Amerik.
Amaneti i Jani Vruhos, qe ka vdekur ne Egjipt.
Amaneti i emigrantit qe vdiq ne Malin e Thate.
Amaneti i Skenderbeut, per tradhetin ne Berat.

Amaneti i Skenderbeut per te ndeshkuar tradhtine.
Amaneti i paplotesuat, per te shpetuar Shqiperine.
Amaneti i paplotesuar, amanet qe rri e pret.
Amaneti i heronjeve, qe oshtine dhe forte therret.

Michigan, USA, 7 Mars 2020.

VINI RE!

Ndalohet riprodhimi i plot ose i pjeseshem i kesaj poezie ne baze te Ligjit Nr. 35/2016, datë 31.3.2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to.