A E KA LEXUAR MINISTRIA E DREJTESISE VENDIMIN E GJYKATES SE STRASBURGUT? – Nga Besim Dervishi (Editorial)

Nje lajm qe mediat dje ne Shqiperi i kushtuan pak “vemendje”, ishte ai se Ministria e Drejtesise zonja Etilda Gjonaj vizitoi selin Keshillit te Evropes ne Strasburg duke u takuar me zyrtar te KE midis te cileve zhvilloi nje takim me Sekretaren e Pergjitheshme te KE Marija Pejcinovic Buric. Shtypi dhe Agjencia Telegrafike Shqipetare ne nje shkrim te zotit Arben Fortuzi me titull “Gjonaj në Strasburg, pritet nga sekretarja e përgjithshme e Këshillit të Europës” botuar ne daten 14 Tetor 2019, njoftoi se gjate takimit ministria e drejtesise i foli sekretares se pergjitheshme mbi suksesin e reformave ne drejtesi dhe rrugen e ndjekur per forcimin e sundimit te ligjit dhe shtetit te se drejtes. Sipas ATA (Agjencise Telegrafike Shqiptare)takimi u ndermore ne prag te vendimit per celjen e negociatave nga BE per Shqiperine. Cituar ATA midis te tjerave ne takim u diskutua edhe per vendimet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut për të cilat ministria tha se qeveria shqiptare është angazhuar me qëllim zbatimin e tyre.

Pra ministria e drejtesise u angazhua per zbatimin e vendimeve te Gjykates Evropiane te te Drejtave dhe Lirive te Njeriut.

Shume bukur deri ketu. Sic e dime ministria eshte e angazhuar ne nje projekt i cili eshte shnderruar ne ligj per zbatimin e regjimit te ashtequajtur 41 BIS ndaj te burgosurve VIP.

Nuk e di a e ka mare vesh zonja Ministre vendimin e shkalles se dyte dhena nga Dhoma e Madhe Gjykates Evropiane te LDNJ kunder shtetit Italian per ligjin 41 BIS (Vendimi i pare u dha nga shkalla e pare e kesaj gjykate ne daten 13 qeshor 2019 dhe vendimi i shkalles se dyte i kesaj gjykate u dha ne daten 8 Tetor 2019). Vendim qe denon shtetin italian sepse duke zbatuar kete ligj ka shkelur piken tre te Konventes Evropiane?
Sipas vendimit shteti italian duhet te rishikoi ligjin e aplikuar ndaj te burgosurve VIP te lidhur me mafien sepse ligji aktual konsiderohet ne kundershtim me piken tre te Konventes Evropiane, sipas gjykates se Strasburgut ligji aktual shkel te drejtat e personit te denuar, ligji konsiderohet nga kjo gjykate nje ligj cnjerezor. Vendimi konsideron cnjerezore mosparashikimin e uljes se denimit, mos lejimin e liridaljes dhe izolimin ekstrem.
Midis te tjerave arsyetimi i vendimit permend kete ligj si cnjerezor sepse privon një të dënuar nga çdo mundësi rehabilitimi dhe nga shpresa për të qenë në gjendje të dalë nga burgu një ditë, sipas arsyetimit te vendimit ligji 41 BIS shkel parimin themelor mbi të cilin bazohet Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut, respektimin e dinjitetit njerëzor.

Pra zonja ministre ju duhet ta rishikoni edhe njeher ate ligj duke e plotesuar dhe pershtatur me Konventen Evropiane, perpara se nje dite shteti shqiptar te perfundoi i denuar para kesaj gjykate. Kostua do te jete penale, por nga ana financiare shume me e madhe. Une kam qene dhe jam nje partizan i aplikimit te ketij ligji ne vendin tone. Ligj qe u projektua nga dy ikonat e drejtesise Falkone dhe Borselino. Por te gjendur ne keto kushte, duhet te ishte me mire miratimi i nje ligji ne perputhje me Konventen Evropiane duke u konsultuar me juristet me pervoje.

REAGIMET NE ITALI VAZHDOJNE!

GJYKATA EVROPIANE E LIRIVE DHE TE DREJTAVE TE NJERIUT, APO GJYKATA EVROPIANE E LIRIVE DHE TE DREJTAVE TE MAFIA-s.

Shkruan shtypi keto dite ne Itali. Midis shume shkrimeve spikasin shkrimet dhe reagimet e familjareve te te vrareve nga Mafia si familja Borselino, Falkone, Fava e te tjere. Reagime ka patur dhe nga bashkepuntoret me te afert te tyre si ish prokurori i grupit Pooll antimafia Roberto Skarpinato i cili modis te tjerave ka thene se heqa e ligjit 41 BIS do te thote dorzim para mafia-s.

Gjykata Evropiane te Te Drejtave dhe Lirive te Njeriut ne Strasburg, rrezoi me nje vendim te paarsyeshem ligjin 41 BIS te ideuar nga Falkone dhe Borselino dhe te aplikuar ne Itali prej 27 Vjetesh. Te njejtin ligj pritet ta aplikoi Shqiperia duke e mare “Copy” “Paste” nga ligji italian 41 BIS. Po dje lexova ne media se Ministria e Drejtesise kishte caktuar dhe institucionet dhe kishte bere gati qelite ku do vuajne te denuarit ne baze te ketij ligji. A e dini cfare do te thote ku vendim i Gjykates se Strasburgut? Do te thote qe po u aplikua ai ligj ne Shqiperi, do te sherbej si preteks per te mos hyre ne BE, pasojat te tjera do te jene juridike, financiare, ekonomike por dhe ndeshkimore. Askush nga juristet shqipetar nuk ka reaguar per vendimin e GJELDNJ te Strasburgut. Ndersa ka disa dite qe magjistratet italian, por dhe juristet, shkrimtaret, politikanet e ndershem, gazetaret, prifterinjte, qytetaret dhe familjaret e te vrareve nga mafia kane shperthyer ne zemerim ndaj vendimit te Gjykates se Strasburgut. Disa nga ata e quajne jo Gjykata e Lirive dhe te Drejtave te Njeriut, por Gjykata e Lirive dhe te Drejtave te Mafias. Nderkohe ka dhe zera qe nuk duan qe te zbatohet vendimi. Ka 160 vjete lufte me mafian qe sot me nje te rene stilolapsi fshihen. Keta gjykates ose nuk njohin mire keto organizata qe kane nje shtrirje jo vetem ne Itali por ne rajon, bile dhe ne Shqiperi dhe qe xhirojne dhe fitojne 200 miliard dollar ne vite dhe jane ne gjendje qe te blene gjithcka…..Ose per vendimin kane ndikuar faktor te tjere…