20 EURO NE SHKEMBIM TE VOTES! ARRESTOHEN DISA POLITIKAN NE ITALI – Nga: Besim Dervishi

Shtypi italian, njofton se sot (2 Prill 2019) prokuroria italiane ne bashkepunim me forcat e rendit ka arrestuar 14 politikan dhe nenepunes ne nje komun afer Napolit (Torre del Greco). Te arrestuarit ku perfshiheshin dy keshilltar, nje punonjes policie dhe disa politikan lokal,nenepunes te administrates dhe administratore te shoqatave joqeveritare, akuzohen per krijim te organizates kriminale qe kishte si qellim shite-blerjen e votes, manipulim te zgjedhjeve ne favor te kesaj organizate, sulm ndaj te drejtave politike te qytetarve e te tjera.

Gjate hetimit te prokurorise, hetuesit zbuluan se kishin te benin me nje organizat kriminale e cila kishte blere vota ne shkembim te shumave midis 20 dhe 35 Euro ne zgjedhjet administrative te vitit 2018. Organizata kishte blere vota edhe ne forma te tjera si duke dhene produkte ushqimore, duke premtuar nje vend pune ne projektet rajonale.

Ky eshte rasti i dyte brenda dy javeve qe agjencite italiane te zbatimit te ligjit arrestojne persona me pushtet politik duke i akuzuar per blerje te votave. Ne fillim te Marsit 2019 mediat italiane njoftuan se prokuroria ne Palermo (Termine Imerese) finalizoi me suksese hetimin disa mujor ndaj 96 politikaneve italian te cilet ajo i akuzon per blerje dhe shkembim votash ne favor te mafio -politikes. Hetimi perfshin kryetar te bashkive, ish deputet, kryetar te partive te medha por vlen te theksohet se ne kete hetim ishte dhe ish presidenti i Sicilise Toto Kufaro ish i denuar per lidhjet e tij me mafio-politiken dhe i cilsuar si njeriu simbol i atij qe me vone mori emrin “Kufarizmi Politik” (Shih shkrimin tim ne kete portal “OPERACION I MADH NE ITALI KUNDER SISTEMIT TE BLERJES SE VOTES” date 16 Mars 2019)

PO NE SHQIPERI?

Ne Shqiperi ka qe prej vitit 1993 dhe sidomos zgjedhjeve te vitit 1996 qe palet akuzojne njera tjetren per blerje dhe shkembim votash. Por deri me sot askush nuk ka ndermarre nje hetim serioz per keto ceshtje. Shtypi i shkruar dhe qytetaret flasin se ne cdo zone elektorale politika ne bashkepunim me te ashtequajtur “te forte”, ushtrojne trysni mbi elektoratin, ndikojne ne vullnetin e qytetarve qofte me ane te forces por dhe me ane te premtimeve si perfitimeve materiale, por dhe per nje vend pune, per nje license publike, apo nje burse shkolle. Kohet e fundit kane dal ne publik dhe incizime ku element te “fuqishem” kontaktojne me politikan te nivelit qendrore por dhe atyre te nivelit lokal ne fushate elektorale. Deri kur nuk do te goditen Kufarot e Shqiperise?????????????

REFERENCE

1) Shih. “Il Mattino.it”, Shkrimin me titull; ” Bufera a Torre del Greco: voti venduti a 20 euro, due consiglieri tra i 14 arrestati”, botuar me 2 Prill 2019.

2)Shih.”R.it Napoli”, Shkrimi me titull “Torre del Greco, voti comprati con 20 euro o un pacco Unicef”, nga Mauro de Riso, botuar ne 2 Prill 2019.